• |
ide | kryesore

Të rinjtë po ikin, radhë të gjata në ambasadën gjermane në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kjo është radha e përditshme në dyert e Ambasadës së Gjermanisë. Dhjetëra të rinj shohin përtej kësaj dere mundësinë e artë për të nisur një jetë të re drejt shtetit gjerman, apo për të fituar një të drejtë studimi.

Klintoni sapo ka dalë nga dyert e ambasadës dhe me një vizë 6-mujore në duar ka nisur të mendojë për jetën e re.

“Jam i detyruar të zbatoj kontratën që më ka bërë pronari deri në një periudhë të caktar. Ta cakton komuna sa do rrish me këtë pronar. Pastaj unë do të shfrytëzoj gjëra të tjera. Nuk është se mora këtë vizë dhe do i jap fund çdo gjëje. Në sektorin e ndërtimit do të punoj. Pastaj duke parë, duke bërë. Mund të bëj një biznes timin ose do të shfrytëzoj diplomën tim për inxhinieri ndërtimi“, u shpreh i riu për tematv.

Drejt shtetit gjerman, 26-vjeçari do të niset në muajin prill teksa pas lë edhe pakënaqësitë që e detyruan të kërkojë emigrimin.

“Mund të të ofrohen më shumë mundësi. Të paktën kushtet e punës janë më të mira. Mund të punosh si punëtor dhe gjen kushte më të mira sesa këtu si inxhinier. Nuk të respektohen orët shtesë, që atje si punëtor i thjeshtë të merren për bazë, ndërsa këtu edhe po qe mjek, si teknik IT nuk t’i marrin për bazë“, shtoi më tej.



5 Comments

  1. ky vend eshte per zahot dhe te ngjashem… djemte dhe vajzat shqiptar qe nuk i kane prinderit ministra ose lepiresa partie duhet te emigrojne…

    1. Nu ka asnje inxhinier ndertimi grek qe punon punetor ndertimi ne Gjermani o avdalli anormal dhe idiot i Fuges. Nuk ka 2 milion greke ne Gjermani o mavi i ndyre, por rreth 300 mije dhe eshte emigracion qe ka filluar qe nga vitet 60. Shpifesire qe shpif

    2. O mashtrus ordiner, Greket nuk kane nevoj qe te rrine ne radhe tek ambasada Gjermane se jane pjese e BE dhe ikin dhe punojne ku ti doj qefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *