• |
ide | kryesore

Video/ Uragani Atalanta merr përpara Valencian: Mourinho një hap larg eleminimit nga Champions

F1, Sport, Video



Champions nuk resht së befasuari dhe këtë herë e bën me emrat më surprizues të saj: Atalanta e Leipzig i bëjnë shaka të hidhura respektivisht Valencias e Tottenham, edhe pse të paktën për të besuarit e Mourinhos rezultati është më i përmbysshëm, se pokeri me të cilin Valencia doli nga San Siro.

ATALANTA 4-1 VALENCIA
Natë e paharrueshme për Atalantën në San Siro, që mori zvarrë 4-1 Valencia në ndeshjen e parë të 1/8 të finales së Champions League. Pa Gjimshitin të padisponueshëm dhe me Zapata të mbajtur në pankinë, zikaltrit e Gasperinit rrëmbyen avantazhin pas vetëm 16’ minutash: Hateboer i merr kohën Gaya në krosimin e Gomez e shënoi golin që ndoshta vendosi shumë në këtë ndeshje. Aq sa në fakt edhe shtylla e Torres, që fundosi psikologjikisht spanjollët, që u shembën në goditjet e Ilicic me një të djathtë të shkëlqyer, përpara se Freuler ti mrekullonte të gjithë me një të djathtë të harkuar nga jashtë zonës. Valencia lejoi shumë, kriji dicka, por shpenzoi pothuj gjithcka përpara Gollini, që më shumë e kompikoi vetë, ashtu si edhe rikuperoi pas gabimit të bërë. Hateboer firmosi dygolëshin personal, duke shfrytëzuar filtrin e Ilicic, përpara se të vraponte për 50 metra e të shënonte golin e katërt, që i dha përmasa humbjes së Valencias. E megjithatë i sapofuturi Cheryshey fiksoi rezultatin në 4-1, duke i dhënë një shans të vogël spanjollëve për në 10 mars në Spanjë, në ndeshjen e kthimit.

TOTTENHAM 0-1 LEIPZIG
Një fitore e rëndëishme, por kualifikimi mbetet në lojë. Leipzig, në pjesëmarrjen e parë në 1/8 e finaleve të Champions League, godet në stadiumin e Tottenham, finaliste e sezonit të kaluar. Vendosi goli me penallti i Ëerner në të 58′. Si Spurs ashtu dhe gjermanët kanë shpenzuar rste të shumta shënimi, motiv për të cilin në ndeshjen e kthimit mund të ndodhë gjithcka. Për të tërhequr vëmendjen demonstrimi taktik i shkëlqyer i Nagelsmann, që në moshën 32 vjecare është trajneri më i ri që ka drejtuar ndonjëherë një skuadër në 1/8 e Champions. Dhe e bëri duke fituar në shtëpinë e Mourinho, jo një kundërshtar dosido.



1 Comment

  1. Kur nuk ke shume para por programon gjithcka, mbase politikanet tane mund te mesonin dicka nga ju. Bravo Atalanta, futboll pothuajse total, sulmues dhe gjithmone i bukur ne sy. Do uroja te fitoni kupen, pse jo ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *