• |
ide | kryesore

Vijon sherri virtual mes Encës dhe Roza Latit

Paparazzi, Slider



Sherri i nisur mes Encës dhe Roza Latit që prej vitit të kaluar duket se nuk ka fund. Në çdo intervistë vajzat nuk i kursejnë thumbat për njëra-tjetrën. Së fundmi në “Prive”, Enca u shpreh se Roza kërkon thjesht vëmendje. “E vlerësoj punën e gjithkujt dhe nuk do doja kurrë të kapesha me një femër. Kur dikush përpiqet të hedhë baltë mbi punën time, do flas, por në raste të tilla kur duan thjesht vëmendje për një lajm, as nuk e marr mundimin të flas”, tha Enca. Sot ka ardhur edhe kundërpërgjigja e Rozës e cila gjithashtu nuk i kurseu thumbat duke e quajtur këngëtaren “Mbretëreshën e Instagramit që e ndjekin 12-vjeçarët”. E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5″, Roza u shpreh se Enca e ka inatin me të vetëm sepse ftoi Trejsi Sejdinin dhe nuk e hoqi pjesën kur modelja fyen këngëtaren.”Në raport me mbretëreshën e Instagramit që e ndjekin 12-vjeçarët, do thoja që ajo e ka marrë personale me mua sepse unë ftova Trejsin dhe ajo dha komentin e saj. E ka inatin me mua vetëm sepse e lashë në montazh atë pjesë. Ngeli duke turfulluar uf e uf…Po boll se po tregon shumë frymë inferioriteti”, tha Roza.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *