• |
ide | kryesore

Wanda Nara i hap rrugën transferimit të ndaluar: “Icardi tek Juventus? Vendos ai”

Sport



Wanda Nara kthehet të flasë për të ardhmen e Icardi, në pronësi të Inter por në huazim me të drejtë blerje tek Paris Saint Germain: “Nëse Mauro do të shkojë ndonjëherë tek Juventus? Këtë nuk e di, nuk e di edhe nëse vitin tjetër do të banojmë në Milano apo Paris, me futbollin nuk i dihet kurrë. Ai do të zgjedhë e ne do ta ndjekim” ka thënë bashkëshortja menaxhere për Oggi. “Vështirë të rastisë të diskutojmë sepse e njoh mirë Mauron e di ekzaktësisht cfarë kërkon si futbollist e cfarë e bën të ndihem mirë si burrë. Fakti që unë e shoqëroj në zgjedhjet e tij si grua dhe menaxhere për të është një siguri më shumë” ka deklaruar Nara.

Wanda ka shpjeguar ndërkohë si bën të bashkëjetojë rolin e menaxheres me atë të modeles: “Presidentët e klubeve më njohin prej 5 vjetësh dhe e dinë që jam një grua e spektaklit. Bëj modelen që kur isha 6 vjec e në Argjentinë jam shumë e famshme. Menaxheren e bëj seriozisht, atyre duhet ti interesojë vetëm kjo”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *