• |
ide | kryesore

Basha nga sheshi i Teatrit: Nuk është kurrë vonë për t’i kthyer dinjitetin Shqipërisë

Lajme, Të fundit



Në sheshin para Teatrit Kombëtar u zhvillua shpallja e Konkursit Mbarëkombëtar për Monumentin e Lëvizjes Studentore dhe Qytetare për Demokraci. Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se qytetarët e Tiranës, shqiptarët i tregojnë një bote të tërë se janë një popull që dinë të mbrojnë artin dinë ti bëjnë fre babëzisë atëherë kur duket se nuk ka kufij.

“Me të njëjtën kurajë qytetarët e Tiranës i janë bashkuar artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, që mbrojnë shumë më shumë se një godinë, që i tregojnë një bote të tërë se shqiptarët nuk janë ata ku i ka katandisur ky regjim. Nuk janë njerëzit e frikës. Nuk janë njerëzit e vesit. Nuk janë njerëzit e trafiqeve.

Nuk janë njerëzit e krimit. Por janë populli fisnik që di të mbrojë me çdo sakrificë, artin dhe artistët, elitën e shpirtit dhe të mendjes. Që di ti bëjë fre babëzisë, atëherë kur duket se ajo nuk ka kufi. Që di të bëhet diga e fundit e padrejtësisë, atëherë kur duket se padrejtësia ka pushtuar gjithçka.

Që di të mishlojë trup më trup, mendje me mendje, sup më sup, të drejtën kushtetuese që e bëjnë Europën, Europë, atëherë kur Kushtetuta duket se ka dhënë shpirt. Ky është mesazhi i qëndresës për mbrojtjen e Teatrit, që meriton të përjetohet si pjesë e monumentit të munguar të guximit të 20 shkurtit” – tha Basha.

Kreu i PD-së tha se rastësisht kishte qenë pranë shtatores së diktatorit një natë para se të rrëzohej dhe se “ishte një natë e mbushur me pezëm, hidhërim e pasiguri”.

“Pas lëvizjes së dhjetorit, për dy muaj, natë pas nate, ditë pas dite, pasiguria dhe pezmi po na pushtonte, ku dukej se pak apo aspak po lëvizte. A ka kombi një shpirt?! A ka populli një shpirt?! A ka masa një shpirt?! Po. Ka shpirtin e më të guximshmit mes nesh.

Ka shpirtin e më kurajozit mes nesh. Ka shpirtin e atij që shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë, për gjithë shoqërinë, për gjithë kombin, dhe bën që të ndezët për çdo zemër, forca dhe kurajo që di të shkallmojë edhe forcën më të pathyeshme të diktaturës si 29 vite më parë” – tha Basha.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve për të ndezur “flakën e shpresës” duke u betuar se “shpirtrat tanë, forca jonë, mendjet tona, trupat tanë, do të jenë bashkë deri në realizimin e qëllimit më fisnik që një komb mund të ketë: të sigurojë liri dhe dinjitet për fëmijët tanë, për Shqipërinë tonë”.



4 Comments

  1. Ambasadore Yuri KIM !
    Ju nuk e dini se cfare po heqim ne nga tradhetia e administrates qe ke ne ambasaden tende sorosiane
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga korrupsioni i perfaqesueses se BE- Vllahutin e sot Soreka.
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga barku plot i Bochart.
    Ju nuk e dini se c,po heq Kosova e populli i Shqiperise nga tradhetia MOGERINI RAMA VUCIC.
    Ju nuk e dini se si talleshin me forcen zbuluese te Amerikes, pasi radaret fikeshin kur na vinin anijet luksoze ne ishullin e Sazanit me prostituta klasi, nuk dini sa tonetala arme,droge e prostituta jane nisur e kane ardhur nga brigjet shqipetare.
    Ju nuk e dini se pse emeruan pikerisht ambasadorin italian Kutilo, pse kupola rilndje filloi te komunikonte me radio marrese (cel) te blera ne Rusi,as per paisjet Kecher te ardhur te mbeshtetur nga nje sekt ne Izdrael me mafian.Ju nuk e dini se qe ne ditet e para te ardhjes ne pushtet te rilindjesmortaje u grabit Banka e Shtetit. Ju nuk e dinii se se ne cdo celize te reformes ne drejtesi jane importuar njerezit e mafies rilindje,ju nuk e dini se ketu kane ardh per te pushuar pjestare te Isis, kreu i droges Kolumbiane ,Komorra e Ndrageta .Ju nuk dini se kane futur njerezit e tyre te Guarda di Financa.Nuk mjaftojne disa dite per te thene te vertetat e tragjedise se ketij populli sidomos tash shtate vjet.Ky popull po vuan per cdo gje,po skllaverohet deri ne palce, pasurite e tij i jane dhene paleve te treta serbo sllave komuniste.Ne vendin tone, ne token e trasheguar me gjak e sakrifica nga te paret tane ne s,kemi me asgje.Boll me leksione demokracie ne nje vend ku sundojne nje grusht horash e horesh. Kerkojme demokraci te drejtperdrejte.
    Andaj po te them: Mos nderhyni ne kete rast mjaft me me rregulla e leksione demokracie ne nje vend e per nje popull qe s,pati kurre demokraci. Hesht e monitoro se si nje popull ne kulminn e deshperimit te tij ,ne planin mafioz sorosian sllav te shpopulimit do te kerkoje ti dal zot fatit te tij mjeran! HESHTNI JU DHE GJITH KOMUNITETI NDERKOMBTAR SE KORRUPSIONI I RRADHEVE TUAJA E MBROJTJA JUAJ ME MEKANIZMA DEMOKRACIE MBAJTI ME FRYME KETE KLIKE GJAKATARE! NE DO JEMI NE SHESH PER DEMOKRACINE QE SE PATEM KURRE ! HESHTNI DHE DILNI KESHTU ZOT NJE POPULLI TE NEPERKEMBUR NGA KJO FARE E ZEZE !
    NUK DEGJOJME ME ASKEND QE NA JEP LEKSIONE DEMOKRACIE. KETE PO TA THOTE NJE NENE QE NJEH PER PRIJES ZOTIN QE BESON NE TE VERTETEN DHE QE KA MBAJTUR NE KURRIZ MBI 50 VJET PADREJTESINE E HAPUR E TE FSHEHTE TE KESAJ KLIKE GJAKATARE.DEMOKRACI TE DREJTPERDREJTE! DEGJO ZERIN E POPULLIT TIM GRUA!

  2. KUSH DO JA KTHEJE ? TI O VEMJE? TI QE VAZHDON AKOMA DHE MBANE NE FUQI MARRVESHJEN ME ATE KURVEN E GJATE? TI NUK HEQ NJE KOPETENCE DHE JO ME TE RUASH DINJITETIN E POPULLIT. KARIN DO HASH PO VAZHDOVE KESHTU .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *