• |
ide | kryesore

Detaje të reja/ Një grup kriminal sillte amiantin kancerogjen për ta groposur në Vlorë (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Një sasi e konsiderueshme amianti, mbetje e rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisin e ndaluar me ligj në Shqipëri, është zbuluar nga policia në një traget që vinte nga Brindisi i Italisë, pa u lejuar që amianti të nxirrej nga trageti i mbërritur në portin e Vlorës.

Lënga e amiantit ishte sjellë nga Italia me traget në drejtim të portit të Vlorës me qëllim për t’u depozituar në Shqipëri – thotë policia, ndërsa njofton se janë arrestuar 6 personat përgjegjës me origjinë nga Vlora, mes tyre edhe një grua 55-vjeçare. Për shkak të hetimeve është vënë në sekuestro në cilësinë e provës materiale trageti, një fugon mallrash dhe një sasi e madhe e dyshuar me mbetje amianti.

Sipas Report TV, 6 të arrestuarit janë Kujtim Xhafellari 65 vjeç, zv.kapiten i tragetit S.T.DAMIAN, Arber Cuni, 28 vjeç, shoferi i fugonit tip Iveko, A.B, 48 vjeç, drejtori operativ i një agjencie tragetesh, Festim Tafa, 72 vjeç banues në Tiranë – Kapiteni i tragetit S.T.DAMIAN, Elisabeta Cuni, 55 vjeç, banuese në Vlorë -administratore e firmës së pastrimit “Delfini 1” dhe Zamir Kornuzi, 46 vjeç, pronari i pikës së grumbullimit firma “Kornuzi” nga Vlora.

Sipas të njëjtave burime, oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Posaçme Anti- Korrupsion dhe Krimit të Organizuar (SPAK) janë nisur drejt Vlorës pasi ka dyshime se bëhet fjalë për një grup të strukturuar kriminal. Ka dyshime të forta që shqiptarët ta sillnin lëndën e rrezikshme të amiantit në vendin tonë për ta groposur.

Në këtë trafik mafioz, i cili është ende në hetim e sipër në një aksion policor që vijon, dyshohet që gjithçka të organizohej nga pronari i një pike të grumbullimit, firma “Kornuzi”. Ende nuk dihet se ku është vendi i saktë që këta persona të përfshirë në këtë veprimtari kriminale e kanë groposur amiantin.

Të njëjtat burime thanë se dyshohet që gjithçka të jetë mbyllur në qytetin e Vlorës. Mbetjet e ambientit, që janë ndër shkaktarët kryesore të sëmundjeve kancerogjene, janë të rrezikshme, dhe me këtë skemë është gjetur pikërisht Shqipëria për t’u groposur, duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve.

Mbetjet e rrezikshme të amiantit ishin kamufluar nga personat e arrestuar në disa fuçi të mëdha të zeza veshur me logon e verdhë “ENI” e cila është një kompani shumëkombëshe italiane e naftës dhe gazit me seli në Romë.



13 Comments

  1. Pse salihu nuk i kapi keto grupe per tete vjet ne pushtet por lejoje qe te groposeshin keto mbetje ne teritor shqiptar,sot ky grup u arrestua dhe spak e mori nen hetim,po vjen era shtet

    1. Trageti eshte i njerezve te PS. Deri tani ne 6 vite nuk eshte kapur njeri, edhe nga koha e Saliut(se nuk kishte).
      Fakti qe jeni akoma, pas kaq vitesh, duke u krahasuat me Saliun..do me thene qe vjen era mut, jo shtet…

      1. Ne kohen e Saliut jane sjelle mbi 950 ton mbetje toksike dhe jane groposur ne rrethinat e kavajes. Po te hetohet mire do te dalin te perlyer dhe socialistet dhe demokratet ne kete pisllik te madh qe ndodhi per gati 13 muaj .
        Shkoni pyesni ne kavaje dhe ju thone se ku shkonin leket.

  2. pse i nxjerrin nga anija dhe isekuestrojne? Ti lene ne anije e ti kthejne andej nga kan ardhur. Po i mbajte te sekuestruara mbash ca kohesh sti pranon me njeri

  3. O elio lakuriq i shekullit te ri,ne kohen e salihut tend ai i bente po kush nxirrte lajmin shkonte ne burg,pyet mamin dhe babin dhe do ta kuptosh

    1. Ketu po vijne vaporre me amiant e po shkojne me droge ti thua Saliu..po ik o .o..rilindas! p.s. e pyeta dhe mamin dhe babin tend ..me thane qe je bastard!

  4. Do helmonin vloren po ne pidh te semes. Ne te mbaruar jemi. Me mire te depozitohen qe te vdesin te gjithe gropat beini prane zonave turistike ose vilave ku pushojne moterqirat e qelbistanit.

  5. Kush kompani apo individ e ka tragetin ?
    Padyshim qe nuk eshte hera e pare qe e bejne kete, por si duket jane prish pazaret dhe doli informacioni, se te ishte per policine as qe behej fjale
    Duhen arrestuar sa me pare dhe ata mafiozet nga italia .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *