• |
ide | kryesore

E delegoi për dialogun Kosovë-Serbi, Trump emëron Grenell drejtor të Zbulimit Kombëtar të SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Trump konfirmoi se po emëron ambasadorin amerikan në Gjermani Richard Grenell si Drejtor në detyrë të Zbulimit Kombëtar.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Zërit të Amerikës se ai do të vazhdojë të mbajë edhe postin e Ambasadorit në Gjermani. Richard Grenell është i dërguar i Presidentit Trump për bisedimet Kosovë Serbi.

Presidenti e bëri njoftimin të mërkurën vonë në Twitter, pak orë pasi lajmi u bë i ditur nga disa media amerikane.

Jam i kënaqur të njoftoj se Ambasadori ynë shumë i respektuar në Gjermani, @RichardGrenell, do të bëhet Drejtor në Detyrë i Zbulimit Kombëtar.” “Rick (Richard Grenell) ka përfaqësuar vendin tonë jashtëzakonisht mirë dhe mezi pres të punoj me të,” shkruante Presidenti Trump në Twitter.foto galeri

Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar shërben si mbikqyrëse e Komunitetit të Shërbimeve të Inteligjencës që përbëhet nga 16 agjenci të ndryshme zbulimi, më e nohura prej të cilave është CIA. Kjo zyrë u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, për të bashkërenduar punën e agjencive të zbulimit.

CNN njoftoi se Ambasadori Grenell kishte shprehur prej kohe dëshirën për t’u larguar nga posti në Gjermani dhe për të shkuar në sektorin privat, ose në një post tjetër qeveritar. Ambasadori Grenell njihet si përkrahës i fortë i Presidentit Trump.

Posti i Drejtorit të Zbulimit Kombëtar duhet të konfirmohet nga Senati. Nuk është e qartë nëse Ambasadori Grenell do të marrë miratimin për t’u konfirmuar në këtë post, pasi shumë senatorë kanë shprehur rezerva për shkak të punës së tij në Gjermani.



3 Comments

  1. Ambasadore Yuri KIM !
    Ju nuk e dini se cfare po heqim ne nga tradhetia e administrates qe ke ne ambasaden tende sorosiane
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga korrupsioni i perfaqesueses se BE- Vllahutin e sot Soreka.
    Ju nuk e dini se c,po heqim ne nga barku plot i Bochart.
    Ju nuk e dini se c,po heq Kosova e populli i Shqiperise nga tradhetia MOGERINI RAMA VUCIC.
    Ju nuk e dini se si talleshin me forcen zbuluese te Amerikes, pasi radaret fikeshin kur na vinin anijet luksoze ne ishullin e Sazanit me prostituta klasi, nuk dini sa tonetala arme,droge e prostituta jane nisur e kane ardhur nga brigjet shqipetare.
    Ju nuk e dini se pse emeruan pikerisht ambasadorin italian Kutilo, pse kupola rilndje filloi te komunikonte me radio marrese (cel) te blera ne Rusi,as per paisjet Kecher te ardhur te mbeshtetur nga nje sekt ne Izdrael me mafian.Ju nuk e dini se qe ne ditet e para te ardhjes ne pushtet te rilindjesmortaje u grabit Banka e Shtetit. Ju nuk e dinii se se ne cdo celize te reformes ne drejtesi jane importuar njerezit e mafies rilindje,ju nuk e dini se ketu kane ardh per te pushuar pjestare te Isis, kreu i droges Kolumbiane ,Komorra e Ndrageta .Ju nuk dini se kane futur njerezit e tyre te Guarda di Financa.Nuk mjaftojne disa dite per te thene te vertetat e tragjedise se ketij populli sidomos tash shtate vjet.Ky popull po vun per cdo gje,po skllaverohet deri ne palce, psurite e tij i jane dhene palevve te treta serbo sllave komuniste.Ne vendin tone, ne token e trasheguar me gjak e sakrifica nga te paret tane ne s,kemi me asgje.Boll me leksione demokracie ne nje vend ku sundojne nje grusht horash e horesh. Kerkojme demokraci te drejtperdrejte.
    Andaj po te them: Mos nderhyni ne kete rast mjaft me me rregulla e leksione demokracie ne nje vend e per nje popull qe s,pati kurre demokraci. Hesht e monitoro se si nje popull ne kulminn e deshperimit te tij ,ne planin mafioz sorosian sllav te shpopulimit do te kerkoje ti dal zot fatit te tij mjeran! HESHTNI JU DHE GJITH KOMUNITETI NDERKOMBTAR SE KORRUPSIONI I RRADHEVE TUAJA E MBROJTJA JUAJ ME MEKANIZMA DEMOKRACIE MBAJTI ME FRYME KETE KLIKE GJAKATARE! NE DO JEMI NE SHESH PER DEMOKRACINE QE SE PATEM KURRE ! HESHTNI DHE DILNI KESHTU ZOT NJE POPULLI TE NEPERKEMBUR NGA KJO FARE E ZEZE !
    NUK DEGJOJME ME ASKEND QE NA JEP LEKSIONE DEMOKRACIE. KETE PO TA THOTE NJE NENE QE NJEH PER PRIJES ZOTIN QE BESON NE TE VERTETEN DHE QE KA MBAJTUR NE KURRIZ MBI 50 VJET PADREJTESINE E HAPUR E TE FSHEHTE TE KESAJ KLIKE GJAKATARE.DEMOKRACI TE DREJTPERDREJTE! DEGJO ZERIN E POPULLIT TIM GRUA!

  2. Ky Grenelli duhet te jete Taulant Palla i Trumpit. Nje koker bolje qe zbaton cdo porosi te “turpit te njerezimit”

  3. Shikoni foton ku duket sikur Grenelli eshte Presidenti,duket kokoroc dhe shume i emecionuar,por duart i ka mbledh grusht,duket nga nje lloj nervozizmi ne gen.Gjermanet ja paskan terezitur (qendisur) mire,deri sa i dhane duart.Ky kujton se gjithe te tjeret,duhet te jene nen te,ta degjojne e ta respektojne,nderkohe qe vete,eshte nen sherbimin e te tjereve,qofte edhe si i deleguar ( por si i deleguar ,e jo si pronari i Kosoves,qe nuk begenis as te takohet me Kryeministrin Kurti),por si amerikan,sikur i duket vehtja superrmene dhe duan te bejne ligjin gjthkund.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *