• |
ide | kryesore

Europa League rikthehet në fushë me një pretendent më shumë: United, Arsenal e Inter nisin sprintin

F1, Sport



16 ndeshjet e para të 32 më të mirave të Europa League, rikthejnë në fushë emocionet e futbollit, të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm Europian, tashmë të përforcuar me të ardhurit nga Champions. Pretendimeve të Manchester United, Arsenal Roma e Sevilla do ti shtohet tashmë edhe Inter, që impaktin e parë me turneun do ta ketë në transfertën e Ludogorets.

Ndeshja në Bullgari vjen në mes të rrugës, mes humbjes në kampionat me Lazion, që e kaloi në renditje e sfidës së San Siro kundër Sampdorias, ndoshta edhe për këtë arsye tekniku i zikaltërve Antonio Conte është gati të bëjë rotacione për ndeshjen me Ludogorets. Me Padelli mes shtyllave hapësirë në 3-5-2 e interistëve do të gjejë Ranocchia, që do të rreshtohet me shumë mundësi në qendër të mbrojtjes. Koha për pushim për de Vrij e Skriniar, me D’Ambrosio që duhet të mbrojë në të djathtë. Gjendja gripale do ta mbajë jashtë Bastonin, ndërsa Godin mund të ketë nevojë për këtë ndeshje për të marrë veten nga humbja në Olimpico. Në mesfushë, prozhektorët janë të mbërthyer mbi Eriksen, në avantazh për një fanellë titullari përkrah Brozovic, ndërsa Vecino e Barella do të luajnë për vendin e fundit të mbetur në dispozicion. Moses e Biraghi janë favoritët për në krahë, port ë rejat më të fundit vijnë nga sulmi: me shumë mundësi Lukaku do të pushojë, me Lautaro e Sanchez gati të formojnë dyshen e sulmit për herë të parë bashkë në 2020. Hera e fundit që gjiganti belg ka pushuar ka qenë në Barcelonë: që atëherë ish-Manchester United ka qenë gjithnjë titullar.

Transfertë edhe për pretendentët e tjerë të mëdhenj: Sevilla shkon të luajë të parën në Rumani kundër Cluj, një pengesë aspak e parezistueshme, ndërsa United do të përballet me Brugge. Belgët nuk duhen nënvleftësuar, por Djajtë e Kuq pas fitores me Chelsea në kampionat janë në krahët e entuziazmit. Më të vështirë do ta ketë Arsenal, në transfertë me Olympiacos, që në shtëpi është gjithnjë problematic…

NDESHJET E EUROPA LEAGUE – ROUND OF 32

18:55 CFR Cluj ? – ? Sevilla
18:55 Club Brugge ? – ? Manchester United
18:55 Eintracht Frankfurt ? – ? Salzburg
18:55 FC Koebenhavn ? – ? Celtic
18:55 Getafe ? – ? Ajax
18:55 Ludogorets Razgrad ? – ? Inter
18:55 Shakhtar Donetsk ? – ? Benfica
18:55 Sporting CP ? – ? Istanbul Basaksehir
21:00 APOEL Nicosia ? – ? Basel
21:00 AZ Alkmaar ? – ? LASK
21:00 Bayer Leverkusen ? – ? FC Porto
21:00 Olympiacos ? – ? Arsenal
21:00 Rangers ? – ? SC Braga
21:00 Roma ? – ? Gent
21:00 Wolfsburg ? – ? Malmoe FF
21:00 Wolverhampton Wanderers ? – ? RCD Espanyol



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *