• |
ide | kryesore

Foto/ Çështja Dele Alli mbërthen Tottenham: thyen shishen nga nervat pas zëvendësimit nga Mou

Sport



Nerva të tendosura në shtëpinë e Tottenham. Skuadra e Jose Mourinho ka humbur në shtëpi vajtjen e 1/8 të finaleve të Champions League kundër Leipzig e Dele Alli ka humbur mendjen. Numri 20 është zëvendësuar në minutën e 64′, pas një përfaqësimi krejtësisht negativ, por nuk e ka pritur mirë thirrjen e teknikut portugez.

Sapo është ulur në pankinë anglezi ka thyer shishen e ujit nga tërbimi e pastaj u fsheh poshtë fanellës. Nuk është momenti më i mirë për Spurs, me dëmtimet e shumta që kanë goditur londinezët e që e kanë lënë Special One praktikisht pa zgjedhje në sulm, pas dëmtimeve të Kane e Son. Pas ndeshjes megjithatë José Mourinho ka provuar të shpjegojë motivin e tërbimit të mesfushorit anglez: “Ishte nervozuar për përfaqësimin e tij, jo me mua. Besoj se e kuptoi përse e largova nga fusha. Skuadra është përmirësuar”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *