• |
ide | kryesore

Frikësohet Juventus në Champions: Higuain rrezikon sfidën me Lyon

Sport



Lajme të këqija për Juventus e Maurizio Sarrin. Tre ditë nga ndeshja e kampionatit kundër Spal, Gonzalo Higuain është dëmtuar për shkak të një problem në lombalgji. Sulmuesi argjentinas nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore me pjesën tjetër të skuadrës e nuk është e thënë të jetë në dispozicion për ndeshjen e të shtunës në mbrëmje në Ferrara. Për tu vlerësuar gjendja e Higuain sidomos në vigjilje të përplasjes në 1/8 e finaleve të Champions League në Lyon. Nuk është një lajm i mirë për bardhezinjtë, duke qenë se Pipita është qendërsulmuesi i vetëm i rolit në organikë.

Ndërkohë, Sarri prêt me shpresë nga Pjanic, që po vazhdon fazën e rikuperimit me fizioterapi, ndërsa portieri i tretë Pinsoglio është bllokuar nga një sindromë gripale e Rabiot është stërvitur i diferencuar gjë që në fakt ka shkuar “sipas programit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *