• |
ide | kryesore

Greva e urisë në Poçem, Basha viziton punëtorët: Janë tradhëtuar

Arkiva, Lajme, Të fundit

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka dalë në krah të punëtorëve të nënstacionit të pompimit Poçemit që prej një jave janë në një grevë urie për shkak të mosmarrjes së 27 pagave. Basha akuzoi qeverinë dhe Ramën për tradhti ndaj punëtorëve ndërsa thekson se ai vetë do të zhbëjë të gjitha padrejtësitë që janë bërë ndaj punëtorëve.

“Mbështetje pa kusht për punëtorët dhe kërkesat e tyre! Ata janë tradhëtuar, dhe keqtrajtuar nga qeveria. Viktimat e Edi Rames janë njerëzit e thjeshtë, qytetarët e ndershëm shqiptarë që luftojnë për mbijetesë dhe një jetë normale.

Në këtë betejë unë dhe Partia Demokratike do jemi zëri juaj, do jemi mbështetja juaj. Beteja juaj është beteja e çdo shqiptari, ne do të na keni në krah deri në plotësimin e kërkesave tuaja të drejta. Ju jap fjalën se do ti zhbëj të gjitha padrejtësitë ndaj jush“, – shkruan Basha.

1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu