• |
ide | kryesore

Hidhet shorti/ Kush janë tre gratë gjyqtare që do të shqyrtojnë dosjen e Saimir Tahirit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sot u zgjodhën tre gjyqtaret që do të shqyrtojnë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Nga shorti i hedhur sot në Gjykatës e Posaçme të Apelit u përcaktua kolegji penal i përbërë nga Albana Boksi, kryesuese e trupës gjykuese, dhe dy anëtarët Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi 8 vite burg për Tahirin, ndërsa gjykata e dënoi atë me 3 vite burg shërbim prove.

Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj”, ndërsa që në fillim ai pretendoi pafajësi, duke e quajtur një proces farsë me prova të montuara.

Njoftimi i plotë: 

Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:

Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019.
Shorti përcaktoi kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët:

Albana Boksi Kryesuese
Nertina Kosova Anëtare
Nure Dreni Anëtare

Zyra e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.



1 Comment

  1. Mero GELBAZA KELLIRA NJE ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA DHE ISH BYTHLEPIRES I DOKTORIT thotë:

    PO TE DEGJOJ LORENC KURVEN VANGJELI ,YMER GELBAZA KELLIRA ,DHE CARLO BOLJA BOLINO DHE ALBAN DUDUSHIN,SAIMIR TAHIRI ESHTE NJE ENGJELL POLITIK DHE NE KOHEN E TIJ SI MINISTER NUK KA PASUR NJE RRENJE KANABIS NE SHQIPËRI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *