• |
ide | kryesore

Incident në ceremoninë e diplomimit të mjekëve, studenti ndërpret Ramën dhe i kujton ikjet drejt Gjermanisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ndodhet në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë. Një prej tyre e ka kundërshtuar nga salla, duke i kujtuar kushtet e vështira të studentëve dhe largimin në Gjermani të mjekëve. Rama tentoi ta përcillte me humor këtë incident, teksa regjia e ERTV uli audion që të mos dëgjoheshin thirrjet e studentit në ekran.

“Jepjani recetën atij! Djalin duhet ta shoqëroni të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor. Pyetja që a e dini që studentët që arsimohej janë vetëm të pasur ka përgjigjen që kjo është e pavërtetë”, tha Rama.

Studenti vijoi më pas të ndërpriste kryeministrin teksa ai vijonte fjalën për arritjet sipas tij në fushën e mjekësisë dhe investimet e qeverisë.



7 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *