• |
ide | kryesore

Korrupsioni i presidentit të PSG: të drejtat TV i siguroi me një vilë në Sardenjë për Valcke

Sport



Nuk ka paqe për Paris Saint-Germain. Përvec problemeve me Financial Fair Play të Uefa, presidenti i klubit e i BeIN Sports, Nasser Al Khelaifi, tani duhet të mbrohet nga akuzat e administrimit të pandershëm, që janë bërë nga autoritetet zvicerane në përfundim të hetimeve mbi shitjen e të drejtës televizive për Botërorin e futbollit në 2026 e në 2030. Teza e akuzës është se Al Khelaifi ka marrë të drejtat për BeIN Sports përmes lejimit të disa benefiteve, mes të cilave përdorimi i një vile në Sardenjë, për ish-sekretarin e Fifa Jerome Valcke.

Për autoritete zvicerane, sipërmarrësi katariot ka dhuruar “avantazhe” për ish-sekretarin e përgjithshëm të Fifa, gjithashtu i akuzuar për korrupsion, administrim të pandershëm e falsifikim dokumentash së bashku me një person të tretë emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

“ÇËSHTJA ËSHTË ARKIVUAR”
Përsa i përket akuzave që kanë ardhur nga Drejtësia Zvicerane, Nasser Al-Khelaifi ka lëshuar një komunikatë për shtyp publikuar nga Associated Press: “Jan anulluar dyshimet për korrupsion e cështja është arkivuar në mënyrë përfundimtar – lexohet në komunikatën e gjatë -, ndërsa ka mbetur pezull një situatë teknike sekondare. Kam sidoqoftë pritshmërinë se gjithcka do të dëshmohet plotësisht e pabazë.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *