• |
ide | kryesore

‘Ngacmimi seksual’ i Ogbonna ndaj Aguero, ekzalton web

Sport



Manchester City ka fituar 2-0 kundër West Ham në ndeshjen e prapambetur të javës së 26 të Premier League, por më shumë se për fitoren e të besuarve të Guardiola, ndeshja është përfolur për atë që ndodhi mes Ogbonna e Agueros, me mbrojtësin italiano protagonist të një ndërhyrje në limite të… ngacmimit seksual.

Kun ishte nisur drejt portës e për ta ndalur ish-mbrojtësi i Juventus zgjodhi një kapje, tepër të ngushtë, pikërisht në organet gjenitale të argjentinasit. Episodi u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, ku shumë pyetën me të drejtë, përse nuk ndërhyri sistemi VAR, ndërsa të tjerët shpejtuan ta bëjnë meme, duke e krahasuar imazhin me gjendjen e City, shtrënguar në grushtin e hekurt të UEFA…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *