• |
ide | kryesore

PD: Provat e reja të Presidentit tregojnë për kapjen mafioze të drejtësisë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar në lidhje me provat e reja që ka publikuar Presidenti Ilir Meta. Sipas Bardhit provat tregojnë për kapjen mafioze të drejtësisë.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Tentativa kriminale e Edi Ramës për uzurpimin e Gjykatës Kushtetuese u çmontua sot me të tjera fakte të pakundërshtueshme nga Institucioni i Presidentit të Republikës.

Qeveria e Edi Ramës me Etilda Gjonajn, Parlamenti i Edi Ramës me Gramoz Ruçin, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i Edi Ramës me Ardian Dvoranin tani janë të provuar me dokumenta zyrtarë se janë pjesë e një organizate mafioze për të asgjesuar pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese që në lindje. Me një skemë kriminale, Qeveria ka ndërmarrë veprime aktive për t’i rrëmbyer kompetencën kushtetutese Presidentit të Republikës për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese dhe për të emëruar aty një shërbëtore politike të Qeverisë.

Dokumentat e bërë publikë nga Presidenti janë tronditës. Qeveria boton në Fletoren Zyrtare një akt për llogari të KED-së, që sipas Kushtetutës është një institucion pa asnjë lidhje me Qeverinë. Është një tjetër akt i paprecedentë që minon ndarjen dhe balancimin mes pushteteve, shtetin ligjor dhe besimin e qytetarëve tek drejtësia, zhbën Reformën në Drejtësi dhe thellon krizën politike dhe institucionale në vend.



2 Comments

  1. Gazi. Provat qe dha presidenti jane tronditese. Ne daten 2 presim nga ty dhe luli te kapeni dhemb per dhemb me policine me cdo kosto. Lirija nuk ka cmim. Filloni stervitjen qe sot, ngritje peshash, vrap, grusht,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *