• |
ide | kryesore

“Po të luhej në letër, nuk zbrisnim në fushë e kishim të fituar”: Duro anashkalon precedentët me Tiranën

F1, Sport



Pas dy fitoreve në dy përballjet e para sezonale me Tiranën, kryesuesit e kampionatit të Kukësit përgatiten për ndeshjen më të rëndësishme të javës së 23 të Superiores. Në fakt, precedentët sezonalë vërtetë favorizojnë Kukësin, por nuk të japin fitoren dhe Duro e kalon me një batutë: “Nuk ka ndeshje në letër, shpjegoi Duro -, nuk luhet njësoj, po të ishtë e njëjtë nuk do të kishim lujtur nesër. Çdo ndeshje ka historinë e vetë dhe pse ne kemi fituar ndeshjet me lojë e rezultat. Nuk ka favoritë kjo ndeshje për të qenë realist”.

Luhet për vendin e parë, por luhet edhe për titullin, pavarësisht se Shpëtim Duro bën dinakun në konferencën për shtyp, duke tentuar të largojë presionin mbi skuadrën e tij, me konsiderimin se ajo kundër bardhebluve nuk është vendimtare për titullin: “Është një ndeshje e rëndësishme, do ndikojë shumë në aspektin moral, por për titullin nuk do të jetë deçizive. Do të jetë një luftë e fortë deri në fund, së bashku me Partizanin, që e theksova disa ditë më parë, që është pozitive që u fut edhe Partizani në garë treshe, të jetë kampionati më interesant”.

Tirana vjen nga një moment i artë me 10 rezultate pozitive radhazi, nga të cilat 9 fitore, por në këtë pikë Duro nuk impresionohet, duke patur në dispozicion sulmin e dytë më të mirë të kampionatit dhe mbrojtjen më të mirë. Në ndeshje të tilla vlen respektimi për kundërshtarin dhe jo mbivlerësimi, gjë që tekniku e ka në bindje, të përforcuar nga 12 ndeshje pa humbje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *