• |
ide | kryesore

Profil, Grenell/ Njeriu i dialogut shqiptaro – serb që Trump e caktoi në krye të inteligjencës në Shba

-Instant, Kryesore, Lajme



Richard Grenell, njeriu i ngarkuar me dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që ndërmjetësoi marrëveshjet për trafikun ajror, rrugor dhe hekurudhor ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është emëruar të mërkurën nga presidenti Donald Trump si Drejtor i përkohshëm i Inteligjencës Kombëtare, nën ombrellën e së cilës veprojnë shtatëmbëdhjetë agjenci amerikane të spiunazhit.

Résultat de recherche d'images pour "grenell kosovo"

“Duke e emëruar zotin Grenell, i cili ka pak përvojë në inteligjencë ose në drejtimin e burokracisë së madhe, presidenti ka lënë të kuptohet se dëshiron një lider të besueshëm dhe agresiv në krye të komunitetit të inteligjencës, të cilin shpeshherë e ka shikuar me dyshim”, ka shkruar New York Times në lajmin e ilustruar me një fotografi të Grenellit gjatë vizitave të fundit në Kosovë.

Diplomati 53-vjeçar, ish-zëdhënësi i fushatës së Mitt Romney në vitin 2012, i deklaruar hapur si homoseksual, ka reputacionin e një njeriu brutal dhe të pa kompromis. Gjatë ushtrimit të detyrës si Ambasador i SHBA në Berlin, ai ka zemëruar shumë zyrtarë gjermanë me qëndrimin e tij jo simpatik. Në veçanti, ai akuzoi Berlinin për “fyerje” të Shteteve të Bashkuara pasi një ministër gjerman tërhoqi një paralele midis spiunazhit të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Shumë politikanë gjermanë konsiderojnë se ai ndërhynte në çështje të brendshme qeveritare të Republikës Federale të Gjermanisë, shkruan “New York Times”, duke i vlerësuar aktet e tij si “një ndërhyrje të jashtëzakonshme në punët e brendshme, që zakonisht shmangen nga diplomatët”.

“Ai sulmoi ato që i quante politika ‘të dështuara’ të kufijve të hapur në Gjermani, që lëjuan depërtimin e qindra mija refugjatëve sirianë. Ai kritikoi qëndrimet e Berlinit ndaj Iranit, politikat për shpenzimet ushtarake dhe investimin kinez në rrjetet botërore të telefonisë. Ai ka shprehur gjithashtu vendosmëri për të fuqizuar konservatorët në mbarë Evropën”, shkruan “New York Times”.

“Unë absolutisht dua që të fuqizoj konservatorët e tjerë në mbarë Evropën”, pati deklaruar Grenell për median e ekstremit të djathtë “Breitbart”, pas mbërritjes në Gjermani. Prestigjozja gjermane ”Der Spiegel”, në një shkrim të fillimvitit të kaluar theksonte se Grenell pretendonte se kushdo që bënte thirrje për sigurimin e kufijve në Gjermani, përballej me “reagim të tepruar”. “Ky diskurs, thoshte ai, po kontrollohet me të madhe prej ‘elitave në Berlin’ dhe argumentonte se kushdo që flet haptazi për çështjen, rrezikon të portretizohet si pjesë e ‘së djathtës ekstreme radikale’ nga mediat gjermane”.

Résultat de recherche d'images pour "grenell kosovo"

Edhe në Kosovë Grenell ka lënë gjurmë me brutalitetin e vet. Ai nxiti keqkuptime të shumta si me këmbënguljen për përfundimin e shpejtë të dialogut po ashtu edhe me rrefuzimin e tij për tu takuar me kryeministrin Albin Kurti, në konferencën e sigurisë në Munih, për sa kohë që qeveria e tij nuk pranonte të hiqte taksat ndaj produkteve serbe. Në të kundër ai priti Hashim Thaçin me të cilin ka mbajtur gjithmonë një marëdhënie të privilegjuar.

Résultat de recherche d'images pour "grenell kosovo"

Richard Grenell do të zëvendësojë drejtorin aktual në detyrë të inteligjencës, Joe Maguire, të cilin Presidenti Trump e falënderoi për “punën e mrekullueshme”. Shumë opozitarë demokratë denoncuan mungesën e përvojës në çështjet e inteligjencës të Richard Grenell-it të mërkurën në mbrëmje, madje e etiketuan atë “qenush” të Donald Trump.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Grenell` vetem diplomat,nuk eshte.Shume brutal,qe bie ndesh me homoseksualitetin e tij,te cilet ne pergjithesi jane xhentell.Edhe Kosova do jete reale ne vendimet qe qeverija e saj do te marre,pa ultimatumet e Grenellit,qe edhe detyra si diplomat,nuk ja lejonte.Ne detyren e re,nuk parashikoj te kete sukses,sepse ne “intelegjence”duhet njerez te qete,jo llafazane dhe jo kaq te drejt per drejte,por duhet finese,qetesi dhe fantazi.

    1. Mos lexo shume libra te allen dulles

      Pergjumja eeuropes ka vetem nje rezultat: re te zeza ne horizont

      Amerika eshte garantuesja e europes

      As makroni as merkel as salvini apo knut flakenstein e federica mogerini

      Perballe intensitit kinez agresiviteti rus europa eshte e mbarume

      Se mos te mbetet qejfi….

      As edi rama as fuga ne myth nuk i bejne dot balle

    2. Tipik pederast, MASONO-SOROSIAN. Pasues dhe sherbetor i hapur i satanait te mallkuar. Keto sodomonistet, jane krijesa shume mizore dhe kafsherore.

  2. pune pedesh me nje fjale. me siguri luan me dy porta ky tipi, edhe me trampin dhe me sorosin, sidomos me djalin e tij.

  3. Presioni i fundit qe do bej ky/kjo diplomati, do jete thirrja per heqjen e takses 100% ndaj serbise, ndryshe shba terheq ushtaraket nga baza e Bonstillit. dmth, administrata e trampit eshte paguar mire nga serbet dhe si ta heqi kosova taksen si mos e heqi, shba nga baza ushtarake ne kosove do shperngulen ne serbi.

  4. Ka ky shkrim disa vlerësime kontradiktore llogjike.
    Akuzohet ambasadori Grenell si një “konservator ekstremist” e në të njëjtën kohë si “homoseksual i hapur”
    Është tashmë e njohur botërisht se mbrojtësit më zellshëm të LGBT, janë liberalet e jo konservatorët.
    Cilësohet z Grenell, si një “qenush” i presidentit të zgjedhur amerikan.
    Mos duhej të ishte “qeenush” i Sorrosit që të ishte më i pranueshëm ?
    Akuzohet ky ambasador se po ndërhyn në punët e mbrendëshme të Gjermanisë kur e kritikon ate për qëndrimet liberale në pranimin e emigracionit të pakontrolluar që solli si pasojë aktet e shumta terroriste islamike
    Por a nuk ishin SHBA që morën goditjen me kriminale rë 11 shtatorit, pikërisht nga emigrantë të pranuar pa kontroll atje dhe ne Europë ?
    Përderisa shtetet e BE e SHBA janë pjesë e NATO-s, depërtimi i sistemit informativ kompjuterik e telefonik kinez në cilindo nga vendet e kësaj aleance, paraqet rrezik të dukshëm të sigurisë e të interesave kombëtare edhe të SHBA.
    Ka pasur të dhëna se ishte ish presidenti Obama që u mbështet nga lobi serbo-amerikan, në fushatën elektorale të zgjedhjeve presidenciale, por sadoqë kundërshtarët e z.Trump u përpoqën ta paraqisnin këtë si të mbështetur nga rusët, pikërisht në vitet e presidencës së tij, SHBA e zhvlerësoi Putinin si një faktor të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare.
    Dhe së fundi, është e dyshimtë dhe e çuditëshme, kur ndonjë ambasador i SHBA apo i cilitdo vendi demokratik, bën politika në kundërshtim me politikën zyrtare të shtetit të tij, dhe jo e kunëdrta.
    Ishte jo vetëm e dyshimtë por në mënyrën më flagrante antidemokratike, deklarata e ish ministrit të jashtëm socialist gjerman Gabriel se ne do ti njohim zgjedhjet një partiake socialiste të 2017-ës në Shqipëri, dhe heshtja e kancelares Merkel për këtë deklaratë që u korigjua nga Bundestagu gjerman vitin e kaluar, me 9 kushtet që i vuri qeverisë Rama për fillimin e negociatave të pranimit në BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *