• |
ide | kryesore

Rama kërkesë mjekëve: Punoni larg vendbanimit, do paguheni si në Gjermani

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e diplomitit të studentëve të mjekësisë, Kryeministri Rama foli për pagën e mjekëve dhe infermierëve në Shqipëri, duke “joshur” të sapodiplomuarit të shkojnë të punojnë larg vendbanimit të tyre, pasi do të marrin veç pagës por dhe shpërblime financiare. Sipas kryeministrit, në fund të muajit, shuma totale e pagës do të jetë po aq sa një mjek apo infermier do të merrte në Gjermani.

“Vendi i punës në shërbimin tonë publik shëndetësor është i garantuar sipas meritës falë portali të mjekëve për Shqipërinë. Kjo është arsyeja pse sot po të vizitosh qendrat shëndetësore gjen më të mirët që ata dje dolën nga ky universitet. Po ashtu sepse jo më larg se sot ka pasur një tersi lajmesh e komentesh mbi mjekët që kanë ikur nga Shqipëri, dua të vë në pah faktin se ata që dalin sot nga universiteti dhe që duan të ushtrojnë profesionin në Shqipëri, që pranojnë të punojnë në spitale larg vendbanimit të tyre, kanë veç pagës dhe një shpërblim, që e bën në fund të muajit të kenë një shumë që do merrnin sikur të punonin në Gjermani”, tha kryeministri.

Rama shtoi më tej se qeveria po përgatit një tjetër paketë mbështetëse për mjekët dhe infermierët. Sipas tij, jo vetëm pagat e larta, por mjekët dhe infermierët do të trajtohen dhe me banesa.



7 Comments

  1. IDIOT, njerzit nuk duhet te vijne per surratin tend prej serbi e tradhtari. Kur te shporresh apo te te shporrin do pastrohet dhe ajri e mbase atehere rikthehen.

  2. Keshtu ndodh kur e fitojne te drejten per shkolle lakuriqet dhe shpellkaret e salihut,nuk studiojne por presin cfare ti thote salihu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *