• |
ide | kryesore

Taksa, SHBA shton presionin ndaj Albin Kurtit: Po shqyrtojmë mundësinë e heqjes së trupave ushtarake nga Kosova

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkuar një hap përpara në presionin ndaj Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Gazeta Express, përmes burimeve të saj amerikane, ka mësuar se Ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, i ka thënë Kryeministrit Kurti se vendi i tij po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova – nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë. Ky është kërcënimi më serioz i SHBA’së ndaj Kosovës.

Muaj më parë ishte spekuluar shumë se amerikanët po shqyrtojnë heqjen e kampit Bondsteel nga Kosova – nëse lidershipi politik i saj vazhdon të mos-bindet ndaj sugjerimeve ndërkombëtare për heqjen e taksës. Por, ky informacion nuk ishte konfirmuar asnjëherë.

Sido që të jetë, ky opsion duket se po shqyrtohet seriozisht.

Burime amerikane, i kanë thënë Gazetës Express në kushte anonimiteti se Philip Kosnett, në takimin e fundit, i ka thënë Albin Kurtit se duhet ta heq taksën menjëherë, ndryshe SHBA do të veprojë.

“Ambasada amerikane në Prishtinë i ka thënë Kurtit se prezenca e forcave amerikane në Kosovë është duke u shqyrtuar tashmë”, ka treguar burimi i Gazetës Express.

Ky njëherësh është kërcënimi më i madh që SHBA ka bërë ndaj Kosovës, prej që Qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100 përqind për mallrat serbe dhe boshnjake, si përgjigje ndaj fushatës diplomatike agresive të Serbisë në heqjen e njohjeve.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, si kandidatë për Kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, kishte premtuar heqjen e taksës dhe zëvendësimin e saj me masa të gjëra reciprociteti me Serbinë. Por, tash kur ata udhëheqin koalicionin qeverisës, ende nuk kanë lëvizur në këtë drejtim.

I dërguari i Presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Richard Grenell, është kategorik që taksa të hiqet menjëherë në mënyrë që të rifillojë dialogu. Gjasat janë që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të ndodh shumë shpejt. Por, pikërisht kjo duket se po i tremb udhëheqësit e rinj të Kosovës.

Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, Kryeministri Kurti kishte deklaruar se “nuk kemi nevojë të nxitojmë në këtë proces, meqenëse në prill edhe në Serbi do të ketë zgjedhje”. Nuk dihet nëse pikërisht për këtë arsye Kurti po e vonon heqjen e taksës./ Express



9 Comments

    1. Ha mut i thotë Albinit ky sipër që po ha mut vet ndërkohë. Mos i beso lajmeve të kazanit. Trupat amerikane janë në kuadër të NATO, edhe nëse ikin do zëvendësohen nga të tjerë. SHBA nuk ka interes që ta lërë Kosovën me pasuritë e saj nëntokësore në dorë të Serbisë e Rusisë. E kam thënë disa herë Trump është mashtrues i nivelit të lartë, po përpiqet të arrijë një marrëveshje që ta përdorë në fushatë.

    2. Hajt udhe e mbare ju qofte, ju jeni atje per te mbrojtur interesat tuaja, sa per interesat e kombit shqiptar, ju jeni gati t’a beni fertele Shqiperine dhe Kosoven sikur e keni mall te babait, vetem se keni interesa rajonale. Si ka mundesi o HALE-ate “strategjike” qe interesat tuaja asnjehere nuk bien ndesh me, dhe te kerkoni copetimin e Serbise, Greqise, Maqedonise apo Malit te Zi por bien gjithmone ndesh me interesat e shqiptareve dhe kerkoni coptimin e metejshem te trojeve tona?!

  1. Booooo ca shpifjesh!!!!

    amerika investpi pa fund kohe njerez para per ate baze….. Tani del lapsi dhe shpif pa pike turpi

    A ju jeni plehra

  2. Sipas mediave kosovare dhe Haradinajt, Albini i mashtroi amerikanet duke i thene se do e heqi taksen prandaj ky reagim i shpropocionuar ndaj Kurtit krahasuar dhe me paraardhesin. Madje aludohet se i ka thene edhe qe preferon te mbeshtetet tek europianet dhe jo tek amerikanet. A e kishte Albini premtim elektoral prishjen e marredhenieve me aleatin kryesor? Nese po, atehere udha e mbare ne kete udhe te mbrapshte. Nese jo, udha e mbare per ne Norvegji, se ne pak jave po e demton Kosoven me shume se keta te tjeret ne 20 vjet.

  3. Hajt udhe e mbare ju qofte, ju, jeni atje per te mbrojtur interesat tuaja, sa per interesat e kombit shqiptar, ju jeni gati t’a beni fertele Shqiperine dhe Kosoven sikur e keni mall te babait, vetem se keni interesa rajonale. Si ka mundesi o HALE-ate “strategjike” qe interesat tuaja asnjehere nuk bien ndesh me, dhe te kerkoni copetimin e Serbise, Greqise, Maqedonise apo Malit te Zi por bien gjithmone ndesh me interesat e shqiptareve dhe kerkoni coptimin e metejshem te trojeve tona?!

  4. Flamur,
    rri tek huri, mbaje fort dhe gjeji vendin!
    Cfare thua o trap per pasurite nentokesore te Kosoves!? Sipas teje fati i ekonomise se Amerikes varet ne dy minierat e Kosoves. Na e paske thene disa here te tjera o kari i Lales qe Trampi eshte mashtrues dhe po perdor Kosoven per fushate.
    E habitshme!
    Ose je idiot noterik, ose punon per ndonje agjenture dhe kjo e dyta eshte me e besueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *