• |
ide | kryesore

Video/ Inter e Frankfurt sigurojnë kualifikimin: turpërohet Ajax

F1, Sport, Video



Nuk gabojnë pretendentët në ndeshjet e vajtjes në 32 më të mirët e Europa League, edhe pse Manchester United e Sevilla kënaqen vetëm me barazimin në transfertë, që i favorizon për ndeshjet e kthimit. Pothuaj kanë siguruar kalimin Inter e Eintracht Frankfurt, që kanë arritur fitore bindëse, ndërsa Ajax është befasuar keq nga Getafe, duke e bërë të vështirë kthimin në Amsterdam.

Rinovimi i Conte në skuadër bëri efektin e duhur në skuadër, që në transfertën bullgare me Ludogorets ka dalë me një 0-2 që jep garanci. Zikaltrit kanë lënë pas humbjen me Lazion dhe mund ti gëzohen edhe golit të parë të Eriksen me fanellën e Inter. Mesfushori danez që u kthye të jetë titullar në Europa League ka shënuar në minutën e 71, ndërsa vulën e vendosi Lukaku me penallti në minutën e fundit, me belgun që u fut në lojë si zëvendësues.

Nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 United në Belgjikë. Skuadra e Solskjaer, një prej pretendentëve të mëdhenj për triumfin final është ndalur nga një Brugge i vendosur mirë në fushë, që madje ka shkuar i pari në avantazh. Denis në minutën e 15 frikësoi Red Devils, por Martial shënoi golin që do të jetë shumë i rëndësishëm në Old Trafford në kthim.

I njëjti rezultat për Sevilla, skuadrën eksperte të kompeticionit, që në Rumani e pa jetën të vështirë nga Cluj, për 82 minuta në avantazh, por arritur nga një gol i En-Nesyri, që vendosi ekuilibrin dhe ktheu qetësinë në kampin andaluzian. Rumunët kishin marrë avantazhin me penallti, por nuk arritën ta ruanin deri në fund dhe tani në Spanjë duhet të shkojnë e të fitojnë për tu kualifikuar, gjë që duket e vështirë përballë një skuadre si Sevilla.

Fitore sigurie kanë marrë Eintracht Frankfurt dhe Sporting, që janë të qetë tashmë për ndeshjet e kthimit, edhe pse do të luajnë në transfertë. Gjermanët kanë shkatërruar 4-1 Salzburg, që pa Haaland e Minamino nuk është më skuadra impresionuese e Champions. Basaksehir nuk reziston dot në Lisbonë, por me golin e shënuar nga Visca me penallti në minutën e 77 i ka dhënë turqve një shpresë për në Stamboll. Turpërohet ndërkohë Ajax, i mundur 2-0 nga Getafe: Deyverson në minutën e 36 dhe Kenedy në fundin e ndeshjes i kanë dhënë një pritje të hidhur holandezëve në Europa League.

EUROPA LEAGUE – ROUND OF 32

Club Brugge 1 – 1 Manchester United
Eintracht Frankfurt 4 – 1 Salzburg
FC Koebenhavn 1 – 1 Celtic
Getafe 2 – 0 Ajax
Ludogorets Razgrad 0 – 2 Inter
Shakhtar Donetsk 2 – 1 Benfica
Sporting CP 3 – 1 Istanbul Basaksehir
CFR Cluj 1 – 1 Sevilla



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *