• |
ide | kryesore

Video/ Messi bën merkaton e Barcelonës: “Lautaro spektakolar, më pëlqen të kthehet edhe Neymar”

Sport, Video

Në kulmin e kaosit tek Barcelona, Lionel Messi mendon edhe për merkaton. Ndoshta pikërisht është moment që argjentinasi të marrë një dëshirë të plotësuar, që mund të qetësojë gjendjen e klubit. Mesazhet të qarta ka dhënë Pleshti për klubin, në lidhje me merkaton e verës së ardhshme. Elozhe për Lautaro Martinez, me të cilin shpreson të ndajë fushën jo vetëm në kombëtare, por edhe për Neymar.

“Lautaro është spektakolar, impresionues, do të bëhet lojtar i madh e po e tregon – përcakton Messi për sulmeusin e Inter – Èshtë i aftë në një kundër një, shënon shumë, lëviz mirë në zonë. Ka kualitet, është i kompletuar. Ngjan shumë me Suarez. Të gjithë lojtarët e mirë adaptohen të luajnë me njëri tjetrin. Luis mund ta ndihmojë të adaptohet. Dua të vijnë të gjithë e të provojmë të fitojmë gjithcka”.

I do të gjithë Messi e sidomos rikërkon Neymar, pavarësisht një lamtumire jo të bukur në 2017: “Më pëlqen shumë që Neymar të kthehet, është një ndër më të mirët në nivel sportiv. Një person zbavitës, gjithnjë kënaqet, zbavitet brenda e jashtë fushës. U munduam ta bindnim të qendronte, është normale që mënyra si iku nuk i pëlqeu klubit. Por ka dëshirë të kthehet, gjithnjë e ka pranuar se është penduar”.

1 Comment

  1. Moren Grizman duan dhe Neimar pote marin dhe Ronaldon Firminion etj
    Cfare kuptimi ka.
    Per mua kombetaret te kenaqin se nuk kane shit blerja.
    Pjesa tjeter eshte bisnes apo lojra fati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu