• |
ide | kryesore

Video / Roma mposht Gent, vendos goli i Carles Perez; Lacazette bën të lumtur Arsenal 1-0 ndaj Olympiacos

Sport



Në tetë sfidat e tjera të Europa League që u luajtën këtë mbrëmje janë shënuar shumë gola. Roma ka mundur Gent 1-0 në takimin e vajtjes në 1/16 e kompeticionit duke hedhur kështu hapin e parë për fazën e 1/8-ave. Skuadrës së Fonseca i ka mjaftuar një gol në minutën e 13′-të e Carles Perez, finalizimi i tij i parë me fanellën verdhekuq në mbrëmjen e debutimit si titullar. Pavarësisht vuajtjes, veçanërisht në pjesën e dytë, Roma ka fituar kështu raundin e parë dhe mund të marrë frymë e qetë pas një periudhe negative. Ndeshja e kthimit është pas një jave në Belgjikë.

Në takimet e tjera të mbrëmjes, Arsenal ka arritur një fitore shumë të çmuar sa edhe të vuajtur ndaj Olympiacos 1-0 në Athinë, fal një goli të Lacazette 9′ minuta nga fundi i takimit. Sukses në shtëpi për Leverkusen që ka mundur 2-1 Porto duke shtyrë gjithçka për në ndeshjen e kthimit. Poker për Wolverhampton kundër Espanyol, ndërsa Rangers i Florian Kamberi ka fituar me përmbysje ndaj Braga. Fitore me përmbysje edhe për Wolfsburg 2-1 kundër Malmo. Fitore shumë e rëndësishme për Basel ndaj APOEL, në transfertë me rezultatin e pastër 0-3. Taulant Xhaka ishte titullar në këtë përballje, duke u aktivizuar 90 minuta, ndërkohë që 2 shqiptarët e tjerë, Ademi dhe Bunjaku, u aktivizuan në pjesën e dytë. 1-1 është mbyllur edhe sfida mes Alkmar dhe Lask me gola të shënuar nga Raguz dhe Koopmeiners me 11 metërsh.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *