• |
ide | kryesore

VIDEO/ Studenti i ndërpret fjalën Ramës, nxirret zvarrë jashtë nga truprojat

Lajme, Të fundit



Një aktivitet i Universitetit të Mjekësisë ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama nuk ka shkuar edhe aq vaj për kreun e qeverisë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është përballur me një situatë të pakëndshme pasi është ndërprere nga njëri prej studentëve që ishte në sallë. Fjalët e tij nuk i kanë pëlqyer shefit të mazhorancës që edhe pse u mundua të ruante qetësinë, urdhëroi me delikatesë që i riu të shoqërohej jashtë.

Dhe fjala e “të madhit” nuk bëhet dy, truprojat e kryeministrit e kanë kapur “për zhelesh” studentin për ta nxjerrë jashtë. Në një video që ja siguruar lapsi.al dëgjohet pak nga ajo që thotë i riu, por kuptohet se ai është i pakënaqur nga ajo që ofron sot arsimi i lartë në vend i cili favorizon të pasurit. Fjalët e të riut janë shoqëruar me duartrokitje nga salla.

“A e dini që ata që arsimohen sot janë vetëm të pasurit. Diplomën e duan si bileta për arratisje….”, u dëgjua një zë nga salla, ndërsa apeli i tij u shoqërua me thirrjet në kor “Rama ik” dhe duartrokitje, që e nervozuan dhe sikletosën jo pak kryeministrin.

“Nuk e di a e dëgjuat ndërhyrjen, por ndërkohë që djalin duhet ta shoqëroni për të marrë shërbimin e shpejtë mjekësor unë mund t’i përgjigjem edhe asaj pyetjeje. Kjo është e pavërtetë” – tha Rama duke shtuar: “Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, – tha ai pasi dëgjoi studentin.

Studenti nuk pati mundësi të thoshte ato që donte pasi truprojat e Ramës e shoqëruan menjëherë jashtë sallës. Ramës iu rikthyen menjëherë në mendje imazhet e përballjeve me studentët në dhjetorin e 2018-ës. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Rama ik!
    Thyej qafën se do të ta këpusin kokën si Sadamit!
    Ilir Meta do të ta shkërdhejë rilindjen.

  2. Kështu ka ndodhë edhe më 7 dhjetor 1990, kur gardistët e Ramiz Alisë rahën studentët, një ditë më pas gjithë studentët u hodhën në protestë dhe një muaj më pas u shpall pluralizmi.

    1. Po kerkon bileta te e dreams ku te shkoje te zhduket ne Tirane se bythe te rrije te perballoje situaten nuk ka

  3. Aksioni eshte kryer nga aktivistet e Levizjes Per Universitetin. Jane te njejtet aktiviste qe prej vitesh kundershtojne reformen hajdute ne arsimin e larte. Kohet e fundit jane solidarizuar me minatoret e Bulqizes kunder shtypjes qe u ben oligarku Samir Mane.

  4. Salihu te vriste dhe nuk kishe as varr,kurse ky I vetem qe qellim kishte prishjen e takimit e nxorren jashte,kaq o lakuriqet e salihut

  5. Ke pire ilacet e gabuara o autik mavi. Ishte Enveri ai qete zhdukte dhe ste gjendej as nami e as nishani, ish udheheqesi yt, dhe familjen ta internonte

  6. Jo mor lakuriqi i ti i salihut lexo me shume nga koha qe ti ishe projekt,per te folur me sakt sot o shpellkari salihut

  7. I paemer haja karin gramozit, termetit, bashke me erin, se nuk keni turp se jeni prodhim incesti sllavokomunistevgjitfshatar. Librazhdiot vazhdo keshtu ne jete ka era lule dhe era mut dhe ti je i dyti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *