• |
ide | kryesore

Vrasje e shkatërrim të prone, OFL shënjestron dy të dënuarit në Tiranë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar dy personave të tjerë me të shkuar kriminale deklarimin e pasurisë së  tyre brenda 48 orëve.

Bëhet fjalë për A.L, me banim në Tiranë i cili është dënuar në Itali për vrasje në rrethana cilësusese, si dhe E.D, në Tiranë për shkatërrim të pronës me zjarr. Këta dy persona duhet që brenda 48 orëve të deklarojnë pasurinë ose do i sekuestrohet nga shteti në rast të kundërt.

Më tej SPAK duhet brenda 15 ditëve të vendosë për pasuritë e këtyre personave dhe t’i përgjigjet pyetjeve të OFL-së.

Çfarë thotë OFL 

Vijon me intensitet Operacioni Forca e Ligjit, në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda.

OFL, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit, po kryen veprime komplekse, për përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Special.

Në këtë kuadër, bazuar në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:

– A. L., me banim Tiranë, i dënuar në Itali për “Vrasje në rrethana cilësuese”;

– E. D., me banim Tiranë, i dënuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL bën me dije se formularët e plotësuar nga personat që u është kërkuar vetëdeklarimi janë dorëzuar në SPAK, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.

Për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë, OFL do të informojë publikun në vijimësi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *