• |
ide | kryesore

Xhamajka njeh Kosovën si shtet të pavarur

Lajme, Të fundit



Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur. Lajmin e bëri të ditur, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai thotw se deri te njohja nga Xhamajka ka ardhur pas lobimit shumëvjeçar dhe ndihmës së kongresistit amerikan, Eliot Engel.

“Lajm i mirë. Sapo u njoftova nga ambasadorja jonë (në SHBA) Vlora Çitaku se Xhamajka ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. E di se kjo është rezultat i punës së madhe dhe lobimit për vite të tëra, përfshirë edhe ndihmës së kongresistit Eliot Engel. Faleminderit miqve tanë nga Kingston”, – ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Twitter.

Pavarësinë e Kosovës, sipas të dhënave të publikuara në faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, nuk e ka njohur asnjë shtet, që prej vitit 2018.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *