• |
ide | kryesore

Young Zerka flet për lidhjen me Ronela Hajatin

Paparazzi, Slider



Young Zerka ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Glamour Zone” me Ester Bylykun, ku foli për disa detaje private nga jeta e tij dhe marrëdhënia me Ronela Hajatin.

Reperi tregoi përse nuk flet shumë për lidhjen e tij me Ronelën dhe u shpreh se ende nuk e ka ndarë mendjen për të krijuar familje.

“Në momentin që unë do ta kem ndarë mendjen që do të bëhem familjar, atëherë do te them diçka”, u shpreh ai.

Po si po shkon lidhja me Ronelën?

Young Zerka e përshkroi me një fjali super të shkurtër kur tha se “lidhja me Ronelën po shkon shumë mirë shyqyr Zotit”.

Dyshja është përfolur se ka shumë vite që janë bashkë, por Zerka e mohoi këtë duke thënë se “kemi 5 vite në muzikë bashkë”.

Por a e mendon martesën këngëtari?

“Patjetër që po, është normale vjen një farë kohe që njeriu duhet të krijojë një familje”, theksoi ai.

Sa i përket dashurisë së madhe këngëtari tha se “edhe mundet” ta ketë gjetur.



1 Comment

  1. Pu pu pu si janë bo keto pu pu si manekine, te ftohta si frigoriferi, te pa sjellshme si tornado, e ti futësh ne shtëpi, kurre , me mire beqar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *