• |
ide | kryesore

Bllokohen në Hanin e Hotit 80 mijë paketa cigare kontrabandë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Pikën Kufitre të Hanit të Hotit, gjatë kontrolleve të një mjeti mallrash, është konstatuar se po futeshin në vendin tonë 80 mijë paketa cigaresh kontrabandë. Ato ishin të markës “Regina Red”, ndërsa ngarkesa ishte e papajisur me pullë fiskale të Shqipërisë apo të ndonjë vendi tjetër. Kanë qenë autoritetet doganore ato që kanë kryer kontrollin dhe kanë konstatuar paketat e papajisura me pullë fiskale.
Sipas një njoftimi të bërë nga doganat, rasti është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vepren penale, “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “ falsifikimi i vulave, stampave ose i formularve” të parashikuar nga neni 172 dhe 190/3 të Kodit Penal.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore. Ndërkohë ende nuk ka njoftim për persona të ndaluar apo arrestuar për këtë rast.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *