• |
ide | kryesore

Donald Trump mendon se Parasite nuk ishte mjaftueshëm për të fituar Oscar

Paparazzi, Slider



Donald Trump e vuri në lojë akademinë e arteve dhe shkencave në Shtetet e Bashkuara për faktin se në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oskar, nderimin kryesor e mori komedia e zezë koreano-jugore, “Parasite”.

Edhe pse një fitore e këtij filmi u konsiderua si historike, duke qenë se ishte hera e parë që një krijim i huaj kinematografik arrin të rrëmbejë çmimin prestigjioz, për presidentin amerikan, ai duket, nuk ishte i mirë mjaftueshëm.

“Sa keq ishin çmimet Oskar këtë vit, e patë? Dhe fituesi është…një film nga Koreja e Jugut! Çfarë dreqin ishte kjo? Kemi boll probleme me Korenë e Jugut për tregtinë, e ata shkojnë e i japin çmimin e filmit më të mirë të vitit”, tha Trump.

Në komentet e bëra gjatë një tubimi në Kolorado, presidenti tregoi dhe preferencat e tij në këtë drejtim.

“Mua më pëlqejnë gjëra si “Bashkë me erën”, a s’mund të na e ktheni “Bashkë me erën” ju lutem, ose “Sunset Bulevard”. Ne kemi kaq filma të bukur, ndërkohë që sot fituesi është nga Korea e Jugut. Mendova se do të ishte filmi më i mirë i huaj, por jo, ai u shpall më i miri nga të gjithë!”

Shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk u ndal me kaq, por fshikulloi edhe idhullin e shumë femrave sot në botë, aktorin e famshëm hollivudian Brad Pitt, i cili mori Oskarin për rolin më të mirë dytësor. Trump deklaroi se nuk ka qenë kurrë “adhurues i tij”.



3 Comments

  1. Mesa lexova, në qendër të subjektit të këtij filmi, është kontrasti midis një familje të varfër me një familje të pasur koreanojugore.
    Temë kjo e preferuar e propogandave komuniste.
    A nuk do të ishte më interesante të kishim si subjekt të një filmi koreanojugor, kontrastin e madh të nivelit të lartë të jetesës në jugun demokratik, krahasuar me nivelin e ulët të jeteses në veriun diktatorial komunist ?

    1. Po ti “sugjerosh” te tjereve se ca te shofin e ca te pelqejne se perndryshe mund te etiketohen me izma nuk te vjen pak si era cizme censure?! Cizme E kuqe apo E zeze te pelqen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *