• |
ide | kryesore

“Dora e Zotit, jo këmba e Bathës”: Egbo i heq meritat vetes për përmbysjen me Kukësin

Sport, Video



“Goli i Bathës nuk është fat, por dorë e zotit. Edhe kur ishim duke humbur, unë besoja te përmbysja. I kam thënë çunave që kam besim te ekipi”. Me këto fjalë, tekniku Emanuel Egbo përshkruan ato që i kalojnë nëpër mendje pas përmbysjes së cmendur me të cilën Tirana likuidoi Kukësin duke i marrë kreun, në minutat e fundit të ndeshjes.

“Jam pa fjalë. Nuk e di na ku t’ia nis – u shpreh nigeriani -. Lavdia i shkon atij lart që bëri këtë mrekulli. E gjithë bota e ka një zot dhe ai nuk iu zhgënjen kurrë. Ai ia jep atij që jep maksimumin. Nuk e di si mund t’i falënderoj çunat për atë që dhanë. Zoti i shpërbleu për atë që dhanë” tha tekniku i Tiranës, që cdo sukses e ka parë si të destinuar prej lart e jo për meritë të tij. Egbo, që kur është ulur në pankinën bardheblu, ka arritur 10 fitore e një barazim në 11 ndeshjet e luajtura.

Tani vjen derbi dhe Egbo kthehet në pikën ku filloi gjithcka, pikërisht në sfidën e një faze më parë kundër Partizanit: “Ta shijojmë këtë fitore sot, një ditë më shumë pushim nuk ka diçka ndryshe. Nesër kemi përsëri stërvitje dhe jemi njësoj si Partizani. Morali është i lartë dhe besimi po ashtu, vazhdojmë me këmbë në tokë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *