• |
ide | kryesore

Gafa qesharake/ Si u çmendën krerët e shtetit në Kosovë, për njohjen nga Xhamajka

Kryesore



Disa kohë më parë shtypi kosovar u tall me mesfushorin e Arsenalit Grantit Xhaka, për faktin se ai nuk e dinte se ne cilin kontinent binte Xhamajka. Por virusi prej futbollisti me vetëm pak klasë shkollë, ka prekur këtë herë mbarë shtetin e Kosovës. Një lajm i rremë, i përgënjeshtruar më pas ka nxjerë qesharakë të gjithë autoritetet më të larta, qeveritarë aktualë dhe pasardhës të tyre, që u ekzaltuan fillimisht për njohjen e Kosovës si shtet nga Xhamajka.Ishte presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i pari që njoftoi për këtë njohje. “Xhamajka ka njohur Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe të pavarur”, shkroi Thaçi në Tëitter. Madje, ai e falënderoi kongresistin Eliot Engel për këtë njohje. Kaq u desh që të gjithë të nxitonin për të dalë në skenë dhe për të marrë meriatat.

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i tij i jashtëm, Glauk Konjufca folën plot pathos: ““Një vend i rëndësishëm i Karaibeve dhe një pjesë e rëndësishme e Kombeve të Komonuelthit njohën zyrtarisht Republikën e Kosova”. “Një fillim i mbarë i vitit 2020 për diplomacinë e Kosovës dhe qeverinë e re”, shkruajti Kurti në Tëitter.

Si për tatin e tij të keq për tu ndodhur në vendin e gabuar dhe pranë Gafave edhe ministri shqiptar gent Cakaj që ishte për vizitë në Prishtinë e përshëndeti marëveshjen: “Xhamajka tashmë ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Ky veprim shënon jo vetëm një moment të ri në kapitullin e marrëdhënieve mes Kosovës e Xhamajkës por edhe rikonfirmon se kauza e drejtë e shtetit të Kosovës vazhdon të jetë shumë e fuqishme në arenën ndërkombëtare”, tha Cakaj.

Pas nuk mbetën në këtë garë të çmendur as ish qeveritarët.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, Ramush haradinaj tha se për njohjen e ardhur nga Xhamajka kishte punuar në mënyrë intensive. Madje Haradinaj thoshte se pritet të vijnë edhe dy apo tri njohje të tjera nga shtete të mëdha, por që nuk dëshiron t’i zbulojë.

“Kjo njohje që ka ardhë sot nga Xhamajka, qysh janë edhe nja 2-3 njohje tjera qe kem punu intensivisht me ardhë, do të vijnë. Pra njohja e Xhamajkës sot, edhe njohjet e 2-3 vendeve shumë të mëdha , po s’kem guxu me ardhë. Po nuk flasim para se me ardhë për shkak të ndërhyrjes së Serbisë, janë punu me vite”, ka thënë Haradinaj.

Pa e konfirmuar zyrtarisht, të gjithë iu gëzuan lajmit për njohjen nga shteti i Xhamajkas. Të gjithë të lumtur nga njënjoftim i Thaçit në Tëitter, morën guximin për ta falënderuar këtë shtet për njohje. Por pa kaluar disa orë, njoftimi i presidentit doli të jetë gënjeshtër.

Ishte pikërisht ministrja e punëve të jashtme e këtij shteti Kamina Smish, që e përgënjeshtroi atë. “Deri më sot Xhamajka nuk e ka njohur Kosovën”, ka shkruar ajo.

Dhe menjëherëv për këtë amatorizëm politikanët filluan të kërkojnë fajtorin që u gjet tek ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku. I pari përgjegjësinë nga vetja e hoqi Hashim Thaçi me një njoftim të zyrës së tij të shtypit: “Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Tëitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës. Pastaj ministri i jashtëm Konjufca shkroi: ‘Mbrëmë, Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj. Vlora Çitaku, përmes postës elektronike e ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për njohjen nga Xhamajka. Si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit”, shkroi Konjufca.

Ambasadorja Çitaku qe është vënë në epiqënder të skandalit nuk ka folur ende.

Por kjo nuk e ka ndaluar kryebashkiakun e Prishtinës Shpend Ahmeti të tallet keq me politikanët që folën para kohe:  “Rasti i njohjes së Xhamajkes është si shumë punë tjera në Kosovë. Kur është puna te merita, nuk i nxen kamera – Unë, Unë, Unë. Kur është puna te faji nuk i nxen dera – Ai, ajo, jo Unë. Po e paramendoj me ndërru dicka prapë këto ditë prapë unë, unë” ka bërë një status ai.

“Gabimi i presidentit, i ambasadorës dhe i të gjithë liderëve tjerë institucionalë që e përshëndetën lajmin, qëndron në faktin se kanë publikuar atë pa i bërë verifikimet përkatëse. E forma kryesore e verifikimit është pranimi i shkresës zyrtare nga shteti i cili thuhet se na ka njohur” komentoi sot në një shkrim filozofi Blerim Latifi. Por vërejtja e tij tejet serioze nuk i shkon aspak kësaj situate shumë qesharake që nxori edhe njëherë në pah, pasqyren e një shteti që sapo festoi 12 vjetorin e pavarsisë.

©Lapsi.al



6 Comments

  1. Nje njohje e re: shteti i Hulu-Zululandit njeh me ne fund emiratin islamiko-amerikan te Dardanistanit ndyshe njohur edhe si Kosove.

    Falenderojme hollivudin, Eliot Engel, gjithe cifutet e nju jorkut, netanjahun, gjithe cifutet e izraelit qe po vrasin palestineze te paramatosur ne rripin e gazes per kete njohje.
    I lute shala vlora citakut qe ja ngriti ndonje plakushi cifut me njohje politike ne washington dhe prej te cilit kjo njohje u be e mundur.

    1. Palestinezet e paarmatosur, pervecse me raketa Kasam qe hidhen pa diskriminim mbi popullsine civile Izraelite. Qeke shume i coroditur shoku. Nese shume vuajne nga perroi psiqik, ti dukshem vuan nga katarakti psiqik.

  2. Per Kosoven u takon te shkruajn vete ata, te ben pershtypje per ket qurrashin gjoja te lexuar ministrin tone te jashtem i cili e solli ky plaku matuf mjeker zi ????hhhaaa sa kam qeshur

  3. Pavaresisht paaftesise, DHE MEQE XHA-MAJKA AKOMA S’E PASKA NJOHUR KOSOVEN, HAJT’ NDONKE TSUNAMI ISHALLAH…….

  4. Fajin e ka Rama qe npm Vucicit fallsifikoi kete lajm.
    Rrnofte Kosova pa Ramen
    Rrnofte Kosova e Ramushit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *