• |
ide | kryesore

Gol e traversë, për Conte nuk mjafton: “Eriksen mund të bëjë shumë më mirë”

Sport



Inter doli fitues nga transferta me Ludogorets, duke hedhur hapin e sigurtë drejt kalimit në 16 më të mirat e Europa League, falë edhe përfaqësimit të Christian Eriksen. Një gol i shënuar dhe një traversë kundër bullgarëve, por Antonio Conte dëshiron shumë më tepër nga mesfushori danez: “Nuk është ende në gjendjen e tij më të mirë e po e ingranoj në grup në mënyrën më të mirë të mundshme për të mirën e Inter: duhet të bëjë më shumë e nuk është një problem”. Tekniku zikaltër ka zgjedhur turnover për Europa League: “Duam të shkojmë sa më larg, por do të bëj të luajnë edhe ata që kanë patur më pak minuta: ky turne mund të të ezaurojë nga ana mentale e fizike nëse mendon të luash të enjten e të dielën me të njëjtët lojtarë”.

Mbi ndeshjen në Bullgari: “Ritmi në pjesën e parë ishte i ulët e u përshtatëm. Në pjesën e dytë shtuam intensitetin dhe shënuam. Moduli? Po provojmë zgjidhje të reja, por konstantë janë dy sulmuesit”.

Eriksen megjithatë pritshmëritë që ka tekniku ka kaluar një test të rëndësishëm, jo vetëm për golin, por edhe mënyrën si mori përsipër lojën e skuadrës: “Duhet të punojë e mund të bëjë shumë më mirë se atë që tregoi në këtë ndeshje. Jam i lumtur për të, për golin, por duhet të gjejë intensitetin e viteve të kaluar me Tottenham. Për mua nuk është ende në kondicionin e duhur fizik, por nuk kemi ankth. E dimë se mund të na rrisë në kualitet si nga minuta e parë ashtu dhe me ndeshjen në zhvillim: e sigurtë që nuk është një problem. Unë mendoj për të mirën e Inter e po e ingranoj në grup në mënyrën më të mirë të mundshme. E përsëris se aim und të bëjë shumë më mirë, si pjesa tjetër e skuadrës”.

Handanovic në fushë të dielën? “Të shohim ditë pas dite. Kemi besim tek Padelli, kur Samir të jetë gati, do të kthehet në fushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *