• |
ide | kryesore

Kallëzimi për Etilda Gjonajn, PD i bashkohet Metës: Të japë llogari në SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi reagoi pas denoncimit të Presidentit Ilir Meta se Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka shkelur Kushtetutën. Bardhi del në krah të Kreut të Shtetit, dhe i kërkon Prokurorisë së Posaçme të hetojë ministren Gjonaj. Sipas Bardhit, Gjonaj duhet të tregojë pse shkeli Kushtetutën.

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”, thote Bardhi.



7 Comments

  1. Ketyre shyqyr qe i del ndonje gje per te dal ne media se kauza nuk dine te ngrijne per asnje gje. Deshtak patologjike qe fshihen pas potureve te nje presidenti qe ka humbur busullen .

  2. Pd nje humbese e te gjithe kauzave dhe asnje risi pervec shpifjeve te vazhdueshme. Ministrja eshte model dhe e palodhur ne punen e saj dhe e verteton rezultati

  3. Nje nga fytyrat me te neveritshme te PD qe mezi pret nje genjeshter qe te flasi. Nje deshtak qe pushteti i duket loder.

  4. Ishin në merak të madh skeptikët ndaj PD e Bashës se opozita “po sulmohet” nga Meta e do të dalë kundër tij.
    Në fakt është Meta që më së fundi po e korigjon shënjestrën e mbrojtjes së Kushtetutës, jo vetëm me sulmet ndaj presidentit, por ndaj gjithë shkeljeve të rënda ligjore që po bën qeveria e parlamenti i korruptuar në dëm të gjithë shqiptarëve.
    Një pjesë kryesisht e majtë e ndërkombëtarëve, e kanë kundërshtuar opozitën se ajo doli nga institucionet për të ashpërsuar luftën opozitare.
    Presdenti pra është akoma një institucion i rëndësishëm pasi ai konsiderohet qoftë edhe formalisht si kreu i shtetit.
    I nxitur nga qëndrimi i ndërkombëtarëve, ai me “qetësi e dashuri” deri vonë, u përpoq të tregohet “i pa anshëm” por kjartazi kjo nuk funksionoi pasi Rama kaloi çdo cak të normave të shtetit ligjor demokratik, deri në nëpërkëmbjen e interesave kombëtare në raport me Serbinë e Rusinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *