• |
ide | kryesore

“Kombi është më i rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze”! Meta tjetër thirrje të fortë shqiptarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Pesidenti Ilir Meta iu drejtohet sërish shqiptarëve, duke iu bërë thirrje të zgjohen për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej tyre, dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë.

Përmes një statusi në “Facebook”, Meta thekson se vendi është “më i rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme”.

Reagimi i Metës:

Të dashur qytetarë! Zgjohuni për të kuptuar se beteja për Gjykatën Kushtetuese është një betejë vendimtare për secilin prej jush dhe jo vetëm për të ardhmen e demokracisë, por dhe për vetë ekzistencën e shtetit dhe të kombit tonë që janë më të rrezikuar se kurrë nga kjo organizatë mafioze në pushtet, celulë lokale e një organizate ndërkombëtare që lakmon territorin tonë, mjaft strategjik nga ana gjeopolitike edhe për shumë veprimtari kriminale me përfitime të jashtëzakonshme.

Kjo është një organizatë mjaft e strukturuar, me një program të qartë të instalimit të një regjimi satrap që dhunon çdo ditë të drejtat e shqiptarëve dhe që përmes kapjes mafioze të Gjykatës Kushtetuese synon t’i asgjesojë të drejtat demokratike dhe legjitime të tyre përgjithmonë duke i vendosur vetëm përballë dy zgjedhjeve: nënshtrimit pa kushte ose shpopullimit.

Por jo vetëm kaq. Me rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese synohet dorëzimi de facto i sovranitetit dhe integritetit të vendit në duart e organizatës ndërkombëtare.

Duhet të kuptoni se kjo nuk është një betejë kompetencash midis Presidentit dhe mazhorancës për disa vende pune në Gjykatën Kushtetuese, por një betejë për të mos lejuar instalimin e një junte policore ku dhe vetë Gjykata Kushtetuese do të ishte de facto Policia anti-kushtetuese, përmes se cilës do realizohej ekzekutimi përfundimtar i Kushtetutës dhe i të drejtave kushtetuese të qytetarëve tanë.

Ndaj në 2 Mars çdo qytetar është i ftuar të vijë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i treguar kësaj organizate mafioze se durimi ka kapërcyer çdo kufi dhe se mbrojtja e Gjykatës Kushtetuese është vija e kuqe e çdo shqiptari të ndershëm dhe të përgjegjshëm që mbron të ardhmen e tij dhe të fëmijëve në këtë vend, nga instalimi i plotë i një tiranie anti-kombëtare siç e shikoni çdo ditë.
SHQIPËRIA E PARA!
SHQIPËRIA PËR SHQIPTARËT! ??



15 Comments

  1. kJO THIRRJE NGA PRESIDENTI I REPUBLIKES ESHTE SHUME ALARMANTE DHE SHQETESUESE. DUHET MARRE SERIOZISHT PASI KJO VJEN NGA PRESIDENTI I REPUBLIKS,KRYETARI SHETIT. TA ZEME SE EDHE SIKUR SIKUR EDHE 10% TE JETE E VERTETE, DO TE ISHTE NJE ALARM I MADH SHQETESUES KOMBETAR

  2. hik o bole se cdo dite po le nam . Po kur i kerkoi atij juristit te vet ‘ betohu se do thuash te verteten dhe vetem te verteten’ , kam qeshur me te madhe.
    Degradim mendor total

    1. Ne fakt ketu vetem kryetari I rilindjes ka mbetur esell. E filloi si reforme ne drejtesi dhe e degradoi ne reforma antiMeta. Nje loje e ndyre qe ne te marret e kemi besuar si te ndershme. Ikni more ndershkerdhyerit e rilindjes se ju nuk njihni gare apo rregulla loje. Ju edhe kur beni votime komuniste e vetem manipuloni nr. e votuesve, gjysmat e kandidateve i keni po prape kriminele, rezultatin e vononi 3 muaj. Ju shplafte e keqja o pjesa kanceroze e kombit.

  3. Kisha kohe pa parë Frrok Çupin. Kujtova nje moment se ishte zombie i dale nga filmat koreane….

  4. E sakte, eshte organizata MASONO-MAFIOZE e GEORGE SOROS. Kriminel dhe manipulator nderkombetar qe krijon shtete paralele, te nendheshme, brenda vet shteteve. Ne Shqiperi, as pastrues, nuk mund qe te punosh nese nuk je pjese dhe ne sherbim te sektit MASON-RILINDJE.
    Ky sekt kriminal, perzgjedh jashtqitjet e kombit; imoralet, te pa arsimuarit (Sorosi, u siguron diploma dhe deshmi fallso, nga rrjeti i shkollave ala-Kristal, qe ai ka neper bote), te pa afte, kriminel, hajdute, te pafare dhe te pafis, antikombetar, me vese te ulta, pederaste, antifamilje, antinjerez, mjerane te pashpirt, sherbetore te bindur, te perdorshem, me dosje dhe pa karakter, keto jane disa nga kriteret dalluese te perfaqesuesve, te sektin famekeq RILINDJE.

  5. Nje pyetje tejet e thjeshte – Ky satrapi (por mesa me kujtohet …ishte edhe me teper si pa nder, pa familje… etj etj pas 21 Janarit 2011) a nuk ishe ti qe me votat e tua e solle ne pushtet ne 2013?

    Pragmatizmi pranohet ne politike ama morali ka rene totalisht, dhe ti z. President nihesh si nder njerzit me te afte per pragmatizem dhe do shtoja se ti dhe partia jote politike paterice i kane sjelle ketij vendi kaq shume te fatkeqesi qe nga 2001 e mbrapa.

    Duhet thene gjithashtu se, alarimi qe ngre ti eshte tejet i vertete dhe shpreh gjendjen e rrezikshme ne te cilen gjendet shqiperia sot. Kam frike se me ate popull qe ka ngel atje tashme pushteti apsolut, tejet i korruptuar i Kryeministrit veshtire te çmontohet. Por keto jane pasojat e te sjellurit ne menyre te pandershme me qeverisjen, ky njeri sduhet te ishte sot ne pushtet por pas hekurave. Po ashtu thirrje e Presidentit drejtuar popullit gjendet tashme ne kushtet e ati çobanit qe genjente fshatin per ujkun…dhe tashme ujku eshte vertet ne kope.

  6. Nje pjese e atyre qe thote Meta jane te verteta dhe do japin efekt shkatrrimtar ne kohe, por zgjidhja sduhet te vije nga ky hajduti, por nga PD qe eshte kthyer ne nje organizat aspak ne nivelin qe e kerkon momenti por me loqe balliu, noka, salianji me lidership me stature ne mos qesharake por ah me fal se te konsultohet ne teta verren

  7. Qe Rilindja ka punuar, e punon qe Shqiperine ta ktheje ne nje parajse per vete e miqte
    e saje dhe nje ferr per popullin e thjeshte me qellim qe ose te largohet ose te skllaverohet – kjo
    besoj se eshte e qarte edhe per ithtaret me te flakte te saje dhe klithma e Presidentit nuk eshte
    se na sqaron me teper dicka qe nuk e kemi ditur.
    Por problemi eshte a kemi ne force, vendosmeri, dhe ne c’menyre do tu a ” grisim” kete projekt
    ogurzi ne menyre qe te pastrojme shtepine por pa e djegur ate
    Sepse kur themi “ne” duhet pasur parasysh se “ne” jane edhe ata, dhe “ata” jane edhe “ne”,
    Sepse ata nuk kane zbritur me parashute apo na i kane sjell ufot, por kane dale nga “gjiri” jone,
    kane marre fuqi nga vota jane por qe tani per shkak te heshtjes tone, te “tolerances ” tone
    dhe te pafuqise tone ata jane kthyer ne te keqen tone.
    Ne duhet ti kerkojme rrenjet e se keqes ne radhe te pare tek vetja jone , tek kompromisi
    dhe pershtatja me te keqen dhe pafuqia per ta ndalur dhe per ta shmangur ate, qe mos te
    na perseritet ne menyre ciklike si nje semundje pa sherim. Rilindja nuk eshte gje tjeter
    vecse e keqja e radhes qe ka zevendesuar te keqen e radhes.

  8. Lakuriqe shpellkare te ku do ndodhur skiftere te qimit e besit hijena rrace omgj te gjithe ne 2 mars te shpetoni liken e krrabes dhe monen sa per femijet e tyre mos e rruani se i ka derguar ne angli,te gjithe ju ne bulevard se perndryshe nuk ka buke

    1. Ne 2 mars thone qe eshte fillimi i cmontimit te kellires, smercit dhe eres se mutit me te rende qe ka zene ndonjehere ky shtet.

  9. Ethem Lalaj=i paemer 1454, te qifte Kina robt o idiot mavi. Ik e pi ndonje kafe me pensionistet e lagjes o ish oficer nga malakarstra

  10. un jam nje qytetar shqiptar dhe po zgjohem. dua te drejtat e mia. dua qe like floriri te dorezoj gjen e vjedhur dhe ti thot burgut hapu. kjo eshte me e mira qe like floriri mund te bej per vendin dhe atdheun. nuk ka gje me te mir qe mund te bej ky cop muti per atdheun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *