• |
ide | kryesore

Kukësi e Tirana luajnë titullin, Partizani ‘përgjon’ në Air Albania

F1, Sport



Nuk ka kohë për të humbur, në javën e 23 të Superiores luhet sfida titull dhe e gjithë vëmendja është përqendruar aty. Kukësi-Tirana, vetëm një pikë që ndan dy formacionet që kryesojnë renditjen e që do të luhet në një atmosferë elektrizuese në Arenën Kombëtare. Kukësi e ka të qartë, duke i hedhur sytë edhe kampionatit se ka shansin më të mirë për të tentuar shkëputjen. Duro megjithatë duhet të përmbushë misionin me shqetësimet për gjendjen fizike të dy lojtarëve të rëndësishëm si Abazaj e Rroca, që gjithësesi do jenë kudnër Tiranës. Për mungesat janë më në emergjencë bardheblutë me Majkëll Ngo, Edon Hasani, Mario Morina dhe Grent Halili të kapur nga gjendja gripale. Egbo duhet të tregojë tashmë se ndalesa e vogël me Skënderbëeun nuk prish magjinë e vrapimit prej 10 ndeshjesh radhazi pa humbje.

Ka edhe më shumë Kukësi, por gjithcka tani spostohet në fushë, ku ai që shpreson të përfitojë është Partizani. Të kuqtë kanë parë të reduktohet diferenca me kreun në 5 pikë dhe me rezultatin e duhur mund të afrohen edhe më shumë, në vigjilje të derbit kryeqytetas. Skuadra e Sormanit pasi ka marrë katër fitore radhazi, duhet të sfidojë macen e zezë Bylis. Ballshiotët kanë marrë katër pikë në dy ndeshjet e para sezonale dhe tani kërkojnë të përsëriten. Pasi ndaluan Kukësin një javë më parë, tani Dovedan kërkon të rikthehet tek fitorja, duke bërë goditjen në kryeqytet. Skënderbeu do të presë në shtëpi Teutën, që vjen nga suksesi me Vllazninë.

Martini e ka të qartë se objektivi Europë kalon nga një fitore në Korcë, por të mundësh Ilir Dajën nuk është kurrë mision i thjeshtë. Bardhekuqtë jo vetëm shpresojnë të përfshihen në garën që ka rëndësi, por duhet të distancohen nga zona e playout ku Vllaznia që ka vetëm një pikë më pak, do të luajë një ndeshje të thjeshtë kundër Luftëtarit në Loro Borici. E megjithatë nuk mund të merret një ndeshje e sigurtë, edhe pse bluezinjtë vijnë nga humbja me Flamurtarin, që pas fitores së parë në kampionat presin Lacin, në një ndeshje që mund të rezultojë më e komplikuar se mendohet për kurbinasit…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *