• |
ide | kryesore

Mbahej në burg për 12 mijë lekë të vjetra, vetëvaret në banjë 43-vjeçari

Lajme, Të fundit



Bilbil Hasani, 43-vjeç nga Kukësi, banues në Kamëz, ka varur veten ditën e sotme në burgun nr.313 në Tiranë. I ndjeri po qëndronte me masë sigurie “arrest në burg”, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra. Në një reagim të inspektorit të Lartë i Drejtësisë, Artur Metani theksohet se do të kryhen të gjitha procedurat për verifikimin e situatës.

“U njoha nga mediat me lajmin e vetëvarjes së 43 vjeçarit B.H., në institucionin e vuajtjes së dënimit 313 në Tiranë, si dhe me pretendimin se i ndjeri po qëndronte me masë sigurie në burg, për shkak se kishte vjedhur 12 mijë lekë të vjetra.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë po vlerëson rastin për fillimin e verifikimit nëse ka pasur vonesa në veprimet procedurale hetimore apo gjyqësore, si dhe nëse ka zbatim të gabuar të ligjit material apo procedural”, – deklaroi Metani.

Raportohet se 43-vjeçari është vetëvarur me çarçaf në banjën e qelisë dhe kanë qenë gardianët, që kanë gjetur trupin e tij të pajetë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Dhe te krahasosh me Ministren e Drejtesise qe carcafet ne hotelet luksoze te Europes I kane
    kushtuar 700-1000 euro nata., por kjo nuk quhet vjedhje. Rrofte Reforma ne Drejtesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *