• |
ide | kryesore

Thellohet konflikti, Meta kërkon dorëheqjen e ministres Gjonaj, pritet kallëzim në SPAK

Kryesore, Lajme



Vijon përplasja mes kreut të shtetit Ilir Meta dhe qeverisë ‘Rama’. Sot Presidenti ka dalë sërish në një konferencë për mediat, prej nga ku bëri me dije se brenda ditës së hënë do të kallëzojë penalisht në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj. Vec kësaj ai i ka kërkuar ministres që të japë sa më parë dorëheqjen dhe të përballet me drejtësinë. Meta e akuzon Etilda Gjonajn për disa vepra penale, si shpërdorim detyre, falsifikim dhe ndërhyrje të paligjshme në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

“Të gjithë qytetarët shqiptarë dhe partneritetet ndërkombëtare u njohën dje me veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit flagrant të kryera nga institucionit të ministrit të Drejtësisë, lidhur me KED. Provat do ia dorëzojmë SPAK, ku rezulton se është përfshirë drejtpërdrejtë Etilda Gjonaj, por dhe funksionarë të lartë të këtij institucioni, në varësi të saj, në llogari të skenarit mafioz të kapjes së Gjykatës Kushtetuese. Gjonaj ka urdhëruar Sekretarin e Përgjithshëm të dërgonte për botim në Fletoren Zyrtare një vendim, që duhet botuar vetëm në faqen e Gjykatës Kushtetuese.

Ministrja nuk ka asnjë rol të dërgojë aktet e KED për botim. Ka urdhëruar botimin pa ia kërkuar askush. Ministrja ka akuzohet për shpërdorim të detyrës, falsifikim dhe ndërhyrje e paligjshme në proces. Brenda ditës së hënë do depozitoj pranë SPAK kallëzimin penal ndaj ministres Etilda Gjonaj dhe jo vetëm. Duke qenë se Etilda Gjonaj e ka humbur tërësisht besimin e Presidentit të Republikës, të shprehet me dekret për emërimin e saj, do të mirëprisja dorëheqjen e saj dhe përballjen e saj me drejtësinë. Si një ish-ministre do doja që ajo të hetohej e lire”, tha Meta.

Ky është kallëzimi i dytë penal që kreu i shtetit bën në SPAK lidhur me cështjen e radhës së plotësimit të vakancave në Gjykatën Kushtetuese. Javë më parë Meta kallëzoi edhe kreun e KED, Ardian Dvorani. Presidenti akuzon mazhorancën dhe zgjatimet e saj e në institucionet e reja të drejtësisë për kapje të sistemit.

Ndërkohë Meta ka paralajmëruar një tubim para Kuvendit më 2 mars, që përkon edhe me Besëlidhjen e Lezhës. Ai ka thënë se do të nxjerrë një dekret që do t’i japë fund atij që ai e quan grusht shtetit të mazhorancës. Nuk dihet ende me saktësi lëvizja e tij, por gjasat janë që Meta të dekretojë shpërndarjen e parlamentit, atij që ai e quan parlament me ‘dele deputetë’.

Edhe nëse kjo ndodh, gjasat janë që të mos kemi realisht shpërndarje të parlamentit, është një lëvizje që nuk do të prodhojë asgjë pasi mazhornaca nuk do ta njohë dekretin, ashtu sic nuk njohu dekretin për zgjedhjet lokale. Ceshtja do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Jemi brenda një rrethi vicioz nga i cili nuk dihet se si do të dilet. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese e ka sjellë të gjithë këtë anarshi juridike dhe përplasje mes institucioneve.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar menjëherë pas akuzave të bëra nga presidenti Ilir Meta. Gjonaj ka sfiduar publikisht Metën duke i thënë se është e gatshme t’i përgjigjet ligjërisht. Sa për kërkesën për dorëheqje, Gjonaj ironizon duke i treguar se ka në dorë vetëm të tijën.

‪”E përshëndes Presidentin që pas disa shfaqjesh publike pa ekuilibër etik, ka zgjedhur t’i drejtohet SPAK me një kallzim penal për mua;

një marrëzi e radhës po të paktën në rrugë institucionale, madje drejt një institucioni të dalë nga Reforma që ai lufton pa fre!

‪Jam e gatshme t’i përgjigjem ligjërisht, me të gjithë përgjegjësinë po edhe me krenarinë që i përkas Frontit të Reformës në Drejtësi, denigruesit botërisht të njohur të kësaj reforme jetike!

Sa për dorëheqjen zotëria ka në dorë vetëm të tijën dhe të askujt tjetër”, shkruan Gjonaj.

©LAPSI.al



20 Comments

  1. po si nuk fole njeher per provat kunder teje o Like 7%. po ty te ka par gjith shqiperia me ze e me figur e me bllok ne dore o mut njeri. o hajdut ordiner. shkove e bleve gjykatesit me leket e vjedhura te popullit e tani na je ber, gjykates, opozitar, mbret, gangester, aplinist, animalist, sportist, shtangist, fallxhor, patriot i madh, avni rustem, skenderbe, targerian, xhon snow, lek dukagjin e ca te duash ti. ti mund ta quash veten cfar te duash, po gjith shqiperia e di shum mir se nje nje cop muti, nje hajdut ordiner, nje matrapaz e pazarxhi, qe ka ber me teser lsi-je gjith horrat e shqiperis, qe merr royalty (5%) te gjitheve qe u ke gjet pun. ty nuk te ka zgjedh populli president, te ka zgjedh ed trecerekshi, keshtu qe laj gojen kur flet ne emer te popullit o qurre njeri. po te ishte per popullin ti duhet te ishe ne burg o ali bab.

  2. shife ca thot like floriri “Si një ish-ministre do doja që ajo të hetohej e lire”. Ashtu si te hetuan ty o like 7%. edhe ty te hetuan te lire, dmth te lan te lire te bleje gjykatesit qe te lanin mutin me shurre. fbi per ty tha vidjo eshte autentike (jo e montuar), pastaj ata gjykatesit e tu (perfshir dovranin qe sot po e akuzon) nuk e pelqyen opinionin e fbi-se. moren ca “ekspert” shqiptar qe te thoshin vidjo nuk ben. dhe like hajduti jo vetem qe ja hodhi burgut, po sot e kemi dhe president. shifeni me ca merret ky palo president. sa her qe merr vesh nonji lajm per bythen e vet, thot kombi ne rrezik.

    1. Dvorani ishte pro opinionit te FBI-se, prandaj ia ka inatin Meta. Lexo vendimin vete mos degjo shkullakun. Praktikisht gjyqi u vendos qe te ndalimi i eskpertizes amerikane dhe pranimin e atyre “ekpertave” shqiptare. Prandaj teknikisht Dvorani beri mendim paralel (se ceshtje kishte ngel pa prova) po de facto ishte mendim pakice.

  3. Meta kerkon doreheqje lapsi i shpellkareve thot u thellua konflikti i metes me te tjeret qe meta i ka siklet,po Romeo Kara qe akuzon salihun per shitjen e osshe tek cez lapsi nuk e boton,se ja kepusin loqet shkullakut pastaj

  4. Nuk e jep dorheqjen spese me ke do vrapoje Soreka per luften kunder korrupsionit . Qe te luftohet korrupsioni Soreka bashke Gjonin duhet te vrapoje cdo dite

  5. Ne kohen e -diktatures -erdhjerjane-festonim -8 Nendorin krijimin e -PKSH-se tani shikoni kur ta ligjerojne me kushtetute qe te festohet nga i gjithe populli me ligj diten e krijimit te -RIDHJERJES-MAVI.

  6. Po qe e morem vesh ne populli qe egzistoka dhe nje Elon ne LSI se jo per gje po kush i njeh keto zarbat e Metes, Etildes nuk i afrohesh te maja e kembes moj injorante

  7. Vetem ti mund te kesh kte simptome. Je i mbushur me vepra penale nga fillimk yt i karrieres deri kur te shkosh pas hekurave. Nuk ke goje te perflasesh punen e nje ministreje qe ka bere nje pune kolosale. Pergjigjen jam i sigurt qe ty do ta japi SPAKU

  8. He mo like e psske mbaru filmin e fundit me regjizor te denuar dervishajn dhe me lafarak blushin. Kontakto ish kryeministrin e kroacise te sygjeroj naj librr per ne burg se ministres i vjen anash me kallezimet ideoteske.

  9. ee zot cna ka gjet me budallain. po pse ore aq shum te dhemb qe nuk ke gje ne dore dhe qe po te bejne letrat gati per ne qeli. i ke shume per ti lare ketij populli mos u merr me ministrat qe punojne po behu gati per qeli.

  10. Koincidence e cuditeshme ne komentet kunder Metes. Ne te gjitha komentet ka te pakten nga nje fjale ne gegerisht (gegnisht) gje qe te ben te dyshosh qe jo vetem qe komentet i ka bere e njejta dore, por qe kjo “dore” nuk ia ka idene sjqipes letrare.
    Nje keshille, rilindore kane mbetur shume pak, kete e verteton fakti qe nga zyrat rilindase po dalin shume dokumente diskredituese, nuk shtohen rradhet duke komentuar me shtate emra te ndryshem

  11. Ja dhe debatikasi i lulushit qe flet per letra bakalli qe i quan dokumenta,per dokumentat e jamarberit te salihut 20 milion euro pallate nuk flet ky kurva debatikase per cez ku salihu nga shitja ka perfituar plot 400 milion euro ti prap o lakuriq kinez nuk flet,per zylfije haklaj qe akuzon publikisht kryedebatikasin salih ti prap nuk flet,rri mos fol por vazhdo ha mut nga vilat e salihut

  12. Ketu eshte e njejta dore e Ethem Lalaj nga mallakastra, ish oficer ne lirim qe rri ha fara rrugeve gjithe diten dhe ben dhe ndonje koment idiot ketu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *