• |
ide | kryesore

Pogba tek Juventus falë Ramsey: kështu çmimi i francezit përballohet

Sport

Manchester United ka avancuar kërkesën e tij për Aaron Ramsey. Një lloj sondazhi për të kuptuar qëllimet e Juventus e të lojtarit, që mbërriti në verë në Torino, por deri tani është përdorur shumë pak nga Maurizio Sarri, edhe për shkak të dëmtimeve. Është fakt që Red Devils po mendojnë të rikthejnë ish-mesfushorin e Arsenal në Premier League.

Bardhezinjtë nga ana e tyre nuk kanë dhënë idenë, për momentin, se duan të privohen nga uellsiani. Vetëm nëse… Ramsey nuk përdoret si shkëmbim për të realizouar kthimin e francezi Paul Pogba në Torino. Mesfushori është në thyerje të mardhënieve me United e menaxheri i tij Mino Raiola ka bërë të ditur se dëshiron të largohet. Juventus do të ishte destinacioni i preferuar për faktin se do të rigjente ish-shokët e tij dhe një mabjent që e vlerëson shumë.

Duke hipotezuar një tratativë ende e gjitha për tu realizuar, Juventus mund të përdorë Ramsey për të ulur cmimin e kartonit të Pogba. Kështu nga 120 milionë euro që mund të kërkojë Manchester, do të zbritej tek cmimi më i pranueshëm, 80, duke vlerësuar 40 milionë britanikun. Një motiv më shumë për të provuar goditjen e madhe në mesfushë sezonin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu