• |
ide | kryesore

Raportuesja për Shqipërinë në PE: Vijoni me zbatimin e të gjitha reformave, jo vetëm asaj në Drejtësi

Arkiva, Lajme, Të fundit



Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos, tha se Shqipëria duhet të vijojë me reformat, të cilat sipas, janë të rëndësishme jo vetëm për Bashkimin Evropian, por edhe për qytetarët shqiptarë.

Zyrtarja e lartë e PE siguroi shqiptarët se do të ndjekë ritmin e reformave në Shqipëri.

“Shqiptarët duhet të vijojnë me zbatimin e këtyre reformave, jo vetëm në Reformën në Drejtësi, por edhe në reformën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë dhe reformën kundër drogës, si dhe Reformën Zgjedhore.”- tha mes të tjerash Santos.

Është nder tê jem raportuese për Shqipërinë në BE dhe dua ta përmbush me përgjegjësi të mëdha. Ky është një udhëtim i gjatë, që shpresojmë ta realizojmë së bashku dhe t’ia dalim mbanë së bashku. Procesi i zgjerimit ka një rëndësi të madhe për BE, por edhe për Shqipërinë. Do të vazhdojmë me reformat në kuadër të progresit. Do të vij këtu disa herë gjatë viteve në vijim dhe do të flasë me të gjithë aktorët. Do të ndjekim ritmin e reformave, të jeni të sigurt për këtë. Këto reforma janë shumë të rëndësishme, jo vetëm për BE, por edhe për qytetarët tuaj.

Shqiptarët duhet të vijojnë me zbatimin e këtyre reformave, jo vetëm në Reformën në Drejtësi, por edhe në reformën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke përfshirë dhe reformën kundër drogës, si dhe Reformën Zgjedhore. Vendimi i fundit për shtyrë votimin është një tjetër hap i mirë për Shqipërinë. Shpresoj që të merren parasysh të gjitha rekomandimet nga Komisioni i Venecias dhe, patjetër, dëshira e shqiptarëve, në përputhje me standardet ndërkombëtare. Shqiptarët mund të kenë gjithnjë besim te BE”, tha raportuesja e Shqipërisë në PE.



4 Comments

  1. Cilat reforma? Reforma ne drejtesi beri qe te mos kete me gjyjata dhe prokurori, pra problemet tani e me pas do zgjidhen me vetegjyqesi. Nese edhe reformat e tjara do jene te tilla, merret me mend se si do perfundojme.

  2. Deklarata e kesaj perfaqesueses se BE,me kujton nje histori te ndodhur vitet e para mbas clirimit te vendit.Nje oficer madhor (thone se mund te ishte gjeneral),i ndodh qe te ndodhet ne shtepine e nje fshatari dibran.Fshati e mbante per patriot dhe shume te mencur.Shtrohet sofra,sic dijne te presin dibranet,por natyrisht mbas konditave te kohes.Gjenerali (po e quaj te mireqene titullin),u befasua nga pritja,e mba ca gotave me raki,ne muhabet e siper,i thote fshatarit (mik pritesit):E shof se me mundesite qe keni,jeni mire rregulluar,Pooor,qe te perparoni me shume,duhet te dilni ,neper Shqiperi,e do shikoni se do mesoni me shume.—Fshatari ja kthen :A e njeh X gjeneral?-Po i thote miku,e njoh shume mire,e kam edhe mik-shok.Fshatari vijon me tej:Jam takue e te,ne Terbac te Vlores, dhe kemi fol per…..Mire,mire,ja pret gjenerali,por duhet me leviz e te shikoni se krahinat kane ndryshue shume e do mesoni prej tyre……Fshatari e shikon (ne kuptimin se po i flet mendja,apo rakia).Po filan Kolonel,a e njef? Si jo -eshte pergjigja….Me ket burre jam takue ne fshatrat e Korces,me pa se si po kryhej reforma agrare….Prandaj po ta perseris-nderhyn gjenerali,qe te levizni e te shikoni se si po ndryshon vendi yne…….Fshatari i mencur,e pa qe gjenerali,nuk po e kuptonte se ky dibran,na kish shetite e bile shoqeruar edhe me njerez me tituj,neper shume vende e kish pare e degjuar edhe shume,prandaj,mos me vijue me tej biseden ,pa kuptim,mendoi te shtronin per te fjete……Edhe perfaqesuesja e BE perserit avazin e vjete,beni reformat se ne po ju monitorojme.Por nderkohe,ne gjithe kete zallomahi qe kane sjelle reformat,nuk ndihen e jo me te veprojne,dhe jo se nuk e kuptojne,por sepse si puna e gjeneralit,sic duket i ka zene “rakija” e i bien fyellit,ne te njenjten vrime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *