• |
ide | kryesore

Reforma në drejtësi, kjo gërmadhë që na e shesin si histori suksesi

1, Ide



Konflikti i fundit mes presidentit dhe mazhorancës, përpos fakteve të pakundërshtueshme të kapjes së shtetit, po nxjerr në pah edhe një problem shumë më të madh: dështimin total të reformës në drejtësi.

Pavarësisht manipulimeve të Dvoranit, përpjekjeve për të bërë betimet e gjykatësit tek noteri, makinacioneve të gjithë aparatit qeveritar për të tjetërsuar procedurat, pra përveç këtyre mëkateve të përkohëshme, po rezulton se arkitektura e krejt reformës, sa herë vihet në provë, shkërmoqet si një karabina e vjetër pas tërmetit.

Lexo më tej:

Prova/ Si u manipulua në Tiranë reforma në drejtësi

Duke lënë mënjëanë se kush ka të drejtë, Meta apo Rama, se cili do ta kapë apo të mbrojë Kushtetuesen, ky konflikt po na dëshmon një mish mash të hartuar nën diktaturën e urgjencës, që më shumë krijon sesa zgjidh probleme.

Le ti marrim me radhë të gjitha rastet që kemi mësuar si pasojë e përplasjes së fundit.

Autoritetet të cilëve kushtetuta u ka lënë tagrin e emërimit të kanidatuarave, pra presidenti apo kuvendi, janë vënë nën trysninë e mospasjes së emrave. Nëse për çdo vend që duhet plotësuar, ligji parashikon që atyre tu çohet një listë me 3 anëtarë gjyqtarë, dhe 3 jo gjyqtarë (pra me 6 persona), të gjithë janë detyruar të përzgjedhin prej një liste të vetme me 3 mundësi. Kjo ka bërë që në fund të procesit,  për katër vendet e mbetuara bosh, të kishte gjithsej vetëm 6 kandidatura. Ky fund qesharak procesi, ka reduktuar në mënyrë të turpshme principin e kontrollit mes pushteteve duke i privuar teorikisht edhe kreun e shtetit edhe paralamentin të bëjnë një zgjedhje të drejtë dhe të ndershme.

Por e keqja nuk përfundon këtu, kuvendi ka shkelur rëndë ligjin, kur ka votuar në 11 nëntorin e shkuar dy kandidatet Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji. Ndërkohë që përzgjedhja duhej bërë mes së paku tre kandidatëve ajo është bërë mes dy të tillëve duke u shndërruar realisht nga një votim në një emërtesë.

Ka edhe më. Ajo që po diskutohet aq shumë aktualisht, nëse presidenti e humbi afatin 30 ditor, që ligji i përcakton për të përzgjedhur kandidaturën e vet, është e lidhur me të ashtuquajturin “mekanizëm zhbllokues”, që parashikon të mënjanojë pengesat, nëse një autoritet politik do të zvarrisë krijimin e Gjykatës Kushtetuese. Por përplasja e fundit na dëshmoi se megjithëse reforma në drejtësi ka menduar për këtë mekanizëm zhbllokues, askund nuk gjendet e shkruar se si aplikohet ai. Pra kush është institucioni që e vendos nëse kreu i shtetit është në afat, apo e ka tejkaluar atë. Pikërisht nga që kjo “kleçkë” mungon, rilindja u detyrua ti futet kalvarit të manipulimeve duke bërë shkresa të paligjshme pas shkresash, për të botuar emrin e Arta Vorpsit në fletoren zyrtare.

Manipulimi/ Meta zbardh emrat e pjestarëve të tjerë të grushtit të shtetit

Një tjetër anomali lidhet edhe me radhën aq shumë të përfolur sipas të cilës duhen plotësuar vendet bosh në kushtetuese. Sipas kësaj radhe një herë vendos presidenti, pastaj kuvendi dhe pastaj Gjykata e lartë. Por sot kjo e fundit është inekzistente duke e bërë çorap procesin e përzgjedhjes e duke i lënë secilës palë, të drejtën për të bërë inteprpetimet e veta spekulative.

Pikërisht ky zinxhir anomalish, i dalë në sipërfaqe vetëm prej konfliktit publik mes presidencës dhe shumicës qeverisëse, tregon edhe njëherë se sa herë vihet nën testin e zgjidhjes së problemeve, arkitektura e reformës në drejtësi rrezulton një dështim. Ajo është një ngrehinë e projektuar me shpejtësi, me amatorizëm, si një ekperiment, që edhe nëse e zhvesh nga qëllimet e dyshimta politike, tregon se nuk i rreziston dot përballjes me realitetin.

Prandaj, sado që të na e shesin si një histori suksesi, sado që të na e sheqerosin me serialin e videove të ambasadës amerikane, sado që të na japin shfaqe me testin e poligrafit, askush nuk mund të bindet më për shpëtimin që do të vijë nga kjo gërmadhë ligjore. Madje të parët që e kanë kuptuar këtë janë vetë ata që vazhdojnë ta eksperimentojnë në Shqipëri, por që tashmë kanë marrë vendimin, për të mos testuar si kavie përmes saj edhe fqinjët tanë.

©Lapsi.al



24 Comments

  1. Te gjithe Jane bere specialista bujqesine,blegtorie,drejtesine,nafte,arsimi etj etj
    Paaftesia eshte kudo,biles Shkullaku eshte bere strateg nderkombetar.,qe mind te flasi me ore te tera per cfaredo biles dhe me oqeanografi.
    Drejtesi nuk ka patur kurre por ka patur nje rregull formal qe shkruhej ne letter.
    Meta nuk e ka tagrin moral dhe egzekutiv perderisa nuk shpall pasurine qe ka vjedhur.Shoket e Metes Jane hajdute ordinere njelloj si te Rames.Jane te dy te nje lloji prandaj bejne lufte.

    1. Te gjithe jane bere specialista por ky ketu lart vazhdon zanatin e vjeter. Ate te bythe lepirjes pa kushte .

    2. Ke te drejte,”Meta nuk e ka tagrin moral”,por “egzekutiv” e ka per sa koh eshte President,ashtu
      si edhe Rama per sa koh eshte Kryeminister.Rames ju dha mundesia ta legjitimonte ne Kushtetute
      “tagrin moral”,kur i propozoi opozita per Vetingun dhe testin e droges per politikanet.Por Rama
      e hodhi poshte .Kjo tregoi se kush e ka mizen nen kesule.Nje ligj te tille me ate shumice qe ka
      Qeveria e”rilindjes” ne Parlament,mund ta kalonte menjehere,per te sfiduar opoziten se ajo nuk ka frike nga drejtesia.Rama i emeroi vete Kryetaret e Bashkive dhe Deputet kriminela,keshtu qe,nje Veting per politikanet do te ishte vetvrasje politike per “rilindjen”e kriminelave.Alternativa e shqiptareve ne mes dy te keqiave,eshte ajo per te zhgjedhur më pak te keqen.Keta jemi ne,keta meritojm,nuk do marrim borxh politikane jasht Shtetit.Edvinn Escobar D’Rama meriton karriken elektrike,dhe ka pak.

    3. RROLIN E MILITANTIT DHE SERVILIT TE PAFYTYRE BEJE TEK SHKRIMET E TJERA, JO KETU . NE KETE FAQE DUHET SERIOZITET , PATRIOTIZEM ,INTELIGJENC DHE DREJTESI . NEJSE TI RROGTAR JE DHE TE FALET .

  2. Qarte dhe thjeshte per te kuptuar,se mos rrespektimi i Kushtetutes nga drogaxhiu D’Rama dhe
    banda mafioze e “rilindjes”,eshte de jure grusht Shteti,grusht konstitucional.Dhe Shqiperia per
    momentin eshte ne Diktature,jo Diktature e ekstremit te djatht apo te majt,por Diktature mafioze.
    Nje mashtrues,nje bandit,nje i semure psiqik,ka marre peng Shtetin shqiptare.

  3. o Bushat ce pate fat!

    Me ne fund e kuptove dhe ti qe reforma eshte nje pacavurre kembesh tek tualeti i Rames

    Reforma u nis nga Rama dhe u financua nga Fondacioni Soros, sa per fillim

    PD e gjendur para nje kurthi te tille e coi 2 here tek komisioni i Venecias, U arrit qe te shnderrohet 80 % e reformes sipas rekomandimeve te Venecias, por me rezerva.

    Venecia la nje rekomandim shume te madh qe nuk e rrujti asnje me e marr parasysh : Faktin qe kjo reforme mund te pervetesohej dhe te behej prone e pushtetit.

    Pas miratimit me votat e 140 deputeve vota perfshire dhe 20 e ca syresh kriminele si Frroku, Ndoka Prenga,Doshi etj paradox-i Rama detyron deputete kriminele te votojne Reformen ne Drejtesi

    Paradoksi po del i vertete se….

    Krimi sot ka dale nga burgjet ne rruge , kriminele te pajisur me vleresimet me pozitive dhe me certifikimet me te dira t e drejtorive te burgjeve per sjellje shembullore, arsye shendetesore apo dhe me ndihmen e Gjushit per te rehabilituar Lul Berishen si shembull me fragrant i kesaj Rilindjeje te Inkriminuar dhe me gjykates nen urdhrat e Rames , nen friken e krimit (burri i gjyqtares u kercenua nga SHullazi), dhe nen miklimin e tufave me Euro

    Te gjitha ligjet per reformen ne drejtesi pas miratimit te saj me 140 u miratuan nga mazhoranca socialiste dhe disa here me ndihmen e LSI, nga shtatori 2016 deri ne mars 2017, dhe ne kundershtim me faktin qe duhej te miratoheshin me konsesus. Pra rilindja plus LSI e pervetesuan pjeserisht reformen.

    Insitucionet qe duhej te reformoheshin te parat ishin pikerisht ato qe jane ne majen e piramides. Gj e Larte dhe Gj Kushtetuese. Ne fakt korrupsionin e shkalleve te pare dhe te dyte nuk e ben as gjykata e larta dhe as ajo kushtetutese.
    Pervec faktit te shkrirjes se ketyre gjykatave nuk u morr asnje mase qe te ishin te potesuara me gjyqtare kjo per faktin se institucionet e vetingut u formuan qellimisht me 2 vjet vonese ne menyre qe prosei te kontrollohej plotesisht nga Rilindja, pas zgjedhjeve te 2017 KLP, KLGJ, KED etj jane me shume vonese. KPAS po SPAK e BKH jane ende te paplotesuar dhe aspak ne gjendje pune

    Me nje fjale, reforma ku pretendohej virgjeri te baxhellave prokurore dhe gjykates te korrupturar ne nje bordello sistem u be bordello private e Rames dhe Rilindjes, Vetem Rama do te kete nen kontroll kete bordello VETING, Cdo kurve prokuror dhe gjykates jashte bordellos do ti hiqet licensa dhe sdo marre kokerr leku.

    Sot cdo qytetar nuk merr drejtesi as nga policia e inkriminuar, dhe nen urdhrat e rilindjes… as nga prokuroria e inkriminuar dhe nen urdhrat e rilindjes , e as nga gjykatat e shkaterruara, te pakten deri ne shkalle te pare dhe apel, se me tutje duhet ta gezojne femija 😀 si medaljet e Bido Derro Mizajt

    Reforma perfundoi si pikturat nervozedhe te coroditura te rames, ne sirtarin e rames , Nje reforme potesisht ne funksion te Rames. A thu a se Rama ka 3 000 euro ne llogari …

    Mos valle kemi shpresa te nderkombetaret ? dhe me pyetje foshnjarake te tipit si e le ameria dhe europa ramen te veproje ne kete menyre?

    Shtetet e huaja jane ne rregull ne shtepine e tyre, se u prish shtepia jone atyre nuk u humb gjemb ne kembe. Ja pse Stabilokracia eshte pergjigjja.

  4. Nuk qe reformë, ishte shkatrrim,
    Që në zanafillë ishte dështim.
    Drejtësia është bërë lesh Arapi,
    Këtë e di edhe Trapi.
    Asaj ende nuk i kanë dalë dhëmbët,
    I ka të lidhura duart edhe këmbët.
    Tashmë, tek ne u bë normë,
    Çdo shkatrrim të quhet reformë.

    1. Vjersherim i bukur. Me lejo vetem 2 saktesime qe e bejne me goditese. Tek e di dhe Trapi, duhet shtuar nje “më” perpara Trapit, pra më Trapi. Asaj nuk i kane dale dhembet, eshte me mire te behet “Kurre nuk do t’i dalin dhembet”.

  5. YMER GELBAZA KELLIRA NJE ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA-DO TE PUBLIKOJ DOSJEN E KRISTAQ RAMES ME EDI RAMEN!! thotë:

    SHUME SHKRIM RACIONAL ZOTI BUSHATI,TANI SHIKO KUR EDI RAMA TI LESHOJ ZAGARET -GAZETARET E TIJ TE TREDHUR TE TE SULMOJN JUVE ZOTI BUSHATI,Vereje KUR TE DEL YMER GELBAZA KELLIRA CARLO BOLINO SOKOL BALLA SKENDER MINXHOZI MIRA KAZHANI RUDINA XHUNGA DRITAN HALEJA ETJ ETJ TE THONE ,OPOZITA DHE GAZETARET KAN FRIKE NGA DREJTESIA E RE

  6. Per te folur per reformen famoze ne drejtesi, do duhej nje jave, por ajo qe eshte e rendesishme duhet marre qe nga themelet duke shqyrtuar faktet. Ne fushaten e vitit 2013, askush nuk kishte ne program nje reforme ne drejtesi. Fjalet e para per kete reforme filluan te dalin diku aty nga fundi i 2014. Kjo reforme u kthye ne kale beteje te nje lideri qe e kishte mbushur pushtetin lokal dhe ate qendror me njerez me te shkuar kriminale dhe qe ketu, dyshimet per reformen ishin te medha. Gjithsesi, ai qe quhet pushtet gjyqesor, kishte mjaft probleme dhe duhej rregulluar, por a mund te pritej rregullim nga personat me precedente te theksuar kriminale!? Sa per analogji, nje tjeter piktor, para afro nje shekulli, duke u bazuar ne bandat e murme te SA dhe me vone edhe ne ato me uniforme te zeze te SS, si dhe ne pakenaqesine per poshterimin qe iu be vendit te tij pas Luftes se I Boterore dhe ne krizen e vitit 1929, arriti te marre mazhorancen (relative) ne parlament, ta ktheje parlamentin ne nje ngjyre (ne ngjyre kafe) dhe…, pasojat dihen. Shkaterrim ne te gjithe Europen, por kryesisht ne vendin e tij. Edhe ne Shqiperi, kuptohet ne permasa shume me te vogla, nje piktor arriti te marre mazhorancen relative dhe me pas ta ktheje parlamentin ne ngjyre mavi. Demet ne Europe nuk jane si ato te para 80 viteve, por krimi i organizuar, u be shume i fuqishem dhe ne Europe gjithmone e me shume po ndjehen pasojat e ketij krimi qe ka arritur te jete ne majat e shperndarjes se droges. Qe nga ky moment, cdo spekullim mbi reformen ne drejtesi bie. Nje grupim qe qellimin e vetem ka fitimin me cdo mjet, natyrshem qe do kete probleme me drejtesine prandaj duhet shfrutezuar zemerimi popullor me nje sistem drejtesie qe funksionon keq, per te krijuar nje sistem te ri drejtesie qe funksionon mire (ose nuk eshte funksional) vetem per grupimin kriminal qe drejton vendin. Prandaj qe ne fillim, parullat per drejtesine e re dhe te pavarur, ishin vetem iluzione per njerezit naive. Kushdo qe la besuar ne keto parulla, eshte me se paku naiv. Ne momentin aktual, ajo pak “drejtesi” qe kemi, ose me mire ata pak magjistrate qe kemi, ose jane te kapur nga pushteti, ose jane nen nje presion te tmerrshem nepermjet mekanizmit te vetingut. Vini re dicka, gjyqtaret dhe prokuroret duhet te vertetojne pasurine e tyre njelloj si personat me precedente penale. Ketu jemi ne kufinjte e absurditetit. Njerezit e thjeshte qe kane nevoje per te zgjidhur nje problem ne gjykata, ne rastin me te mire iu duhet te presin ndonje dekade. Kjo do beje qe te rritet vetegjyqesia dhe Shqiperi, njelloj si shteti i piktorit te shekullit te shkuar, te perjetoje nje shkaterrim te madh

    1. Ekzakt.Nese nuk je komentuesi me nickname “rripitipi…ty1”,dil ndonjehere tek “Tema”,se ke
      plot kundershtare.Vetem se do te sugjeroja më shkurt,më konçiz,se ka efekt proklamativ,e
      lexon edhe ai qe i dhemb koka me dy rreshta lexim.
      Hitleri demagog,Rama demagog,Hitleri perdorues droge,Rama gjithashtu, Hitleri piktor i deshtuar,Rama gjithashtu,Hitleri skizofren rreaktiv,Rama gjithashtu!Si ka mundesi kaq ngjashmeri?!

  7. Zigur Qarri, te siguroj qe nuk jam ai komentues qe thua ti. Sa per te qenurit konciz, ke shume te drejte, eshte difekt imi, por ne rastin konkret jam munduar te jem shume konciz sepse ka shume per te shkruar, pastaj kush ka durim, e lexon, ne te kundert… Gjithsesi mund te them se km aktual shqiptar, bashkon vetite me te keqija te 2 H-ve, dmth te dyshes Hitler-Hoxha. Nga ana tjeter nuk me shkon mendja te merrem me “Tema” apo ndonje pleher tjeter si puna e asaj gazete, sepse nuk dua ta ul nivelin e diskutimit duke debatuar me militante.

    1. Po mar shkas me këtë komentin e fundit që përmend “gjyqtarët e plepave”.
      Është akuzuar e bile është përqeshur Berisha nga propoganda komuniste, për tentativën e parë të tij për të reformuar drejtësinë e trashëguar nga diktatura enveriste.
      Kjo tentativë e tij u quajt “drejtësia e plepave”.
      Ata që e kanë përjetuar kohën e diktaturës, besoj e kanë të kjartë se të drejtën e studimit, veçanërisht për tu bërë juristë, e kishin vetëm fëmijtë e familjeve komuniste.
      Më kujtohet që përballë pallatit ku jetoja, në një shtëpi të sekuestruar mga regjimi komunist të një ish pronari intelektual , jetonte familja e një gardiani burgu analfabet të ardhur nga një fshat i Labërisë që mburej se kishte hedhur do pushkë si “partizan”.
      Të tre fëmijtë e tij na u bënë juristë
      Asnjë nga të tre fëmijtë e tij nuk shquheshin për inetligjencë por mezi i kishin kaluar klasat e shkollës së mesme, me ndërhyrjen e të afërmëve të tyre me poste të larta shtetërore.
      Përse kjo kategori ishte e preferuar nga regjimi për tu dipllomuar si jurist ?
      E para e punës sepse ishin më të besuarit e partisë shtet.
      Së dyti, fakulteti i drejtësisë nuk kërkonte ndonjë aftësi të madhe intelekti, pasi drejtësinë nuk e kishin në dorë juristët, por KQ i PPSH me në krie Byronë politike e kamandantin “legjendar”.
      Pra me të tillë juriste e gjeti Shqipërinë përmbysja e sistemit diktatorial enverist në fillim vitet 90-ë.
      Qeveria demokratike që mori pushtetin në vitin 1992, kërkoi arrestimin e udhëheqësve të diktaturës që kishin bërë shumë krime monstruoze.
      Të gjithë besoj e mbajnë mend që Gjykatat në përbërje të juristëve të diktaturës, i kthyen gjykimet e tyre në farsa, komedi qesharake, për të hetuar apo ndëshkuar se ………..sa kafe kishin pirë.
      Ishte kjo pra arsyeja që presidenti Berisha, krijoi të ashtuquajturin “kurs të drejtësisë” diku në zonën e Plepave në plazhin e Durrsit e që vazhdon të jetë objekt përqeshje edhe sot nga komunistët si “gjykatësit e plepave”.
      27 vite më vonë, në vitin 2019, kur po trumbetohej me të madhe se SPAK-u do të reformonte drejtësinë e korruptuar, në krye të tij zgjidhet një ish hetues a prokuror i vitit 1990, që kishte arrestuar disa qytetarë që kishin “shkelur normat e moralit komunist”

  8. Po mar shkas me këtë komentin e fundit që përmend “gjyqtarët e plepave”.
    Është akuzuar e bile është përqeshur Berisha nga propoganda komuniste, për tentativën e parë të tij për të reformuar drejtësinë e trashëguar nga diktatura enveriste.
    Kjo tentativë e tij u quajt “drejtësia e plepave”.
    Ata që e kanë përjetuar kohën e diktaturës, besoj e kanë të kjartë se të drejtën e studimit, veçanërisht për tu bërë juristë, e kishin vetëm fëmijtë e familjeve komuniste.
    Më kujtohet që përballë pallatit ku jetoja, në një shtëpi të sekuestruar mga regjimi komunist të një ish pronari intelektual , jetonte familja e një gardiani burgu analfabet të ardhur nga një fshat i Labërisë që mburej se kishte hedhur do pushkë si “partizan”.
    Të tre fëmijtë e tij na u bënë juristë
    Asnjë nga të tre fëmijtë e tij nuk shquheshin për inetligjencë por mezi i kishin kaluar klasat e shkollës së mesme, me ndërhyrjen e të afërmëve të tyre me poste të larta shtetërore.
    Përse kjo kategori ishte e preferuar nga regjimi për tu dipllomuar si jurist ?
    E para e punës sepse ishin më të besuarit e partisë shtet.
    Së dyti, fakulteti i drejtësisë nuk kërkonte ndonjë aftësi të madhe intelekti, pasi drejtësinë nuk e kishin në dorë juristët, por KQ i PPSH me në krie Byronë politike e kamandantin “legjendar”.
    Pra me të tillë juriste e gjeti Shqipërinë përmbysja e sistemit diktatorial enverist në fillim vitet 90-ë.
    Qeveria demokratike që mori pushtetin në vitin 1992, kërkoi arrestimin e udhëheqësve të diktaturës që kishin bërë shumë krime monstruoze.
    Të gjithë besoj e mbajnë mend që Gjykatat në përbërje të juristëve të diktaturës, i kthyen gjykimet e tyre në farsa, komedi qesharake, për të hetuar apo ndëshkuar se ………..sa kafe kishin pirë.
    Ishte kjo pra arsyeja që presidenti Berisha, krijoi të ashtuquajturin “kurs të drejtësisë” diku në zonën e Plepave në plazhin e Durrsit e që vazhdon të jetë objekt përqeshje edhe sot nga komunistët si “gjykatësit e plepave”.
    27 vite më vonë, në vitin 2019, kur po trumbetohej me të madhe se SPAK-u do të reformonte drejtësinë e korruptuar, në krye të tij zgjidhet një ish hetues a prokuror i vitit 1990, që kishte arrestuar disa qytetarë që kishin “shkelur normat e moralit komunist”

    1. Ca thu mer plak. Po heroi lexhendar i demokracise ishte student juridiku. Tjetri sekretar partie.
      Ti po thu qe PDja u krijue nga njerez te besuem te partise shtet?

      1. Dëgjoje “plakun” që e ka përjetuar kohën e diktaturës dhe di shumë më tepër se ti për ate kohë.
        Do të bëje mirë që të vrisje mëndjen për të kuptuar se pse gjatë kohës së qeverisjes së PD, parlamenti është drejtuar nga persona si Arbnori që e kishte kaluar gjithë jetën në burgjet e diktaturës apo zonja Topalli që vinte nga një familje e persekutuar, e sot këtë parlament e drejton ish ministri i fundit i sigurimit Gramoz Rruçi ?
        Ndërkaq po të pyes se a ka në kryesimin e ish PPSH sot Partia socialiste politikanë që vijnë nga familje të persekutuara nga diktatura ?
        Përse të tillë i gjen me shumicë sot në forumet drejtuese të PD ?
        Padyshim që nuk mund ta cilësojmë të djathtën shqiptare si një formacion politik të përsosur demokratik të modelit perëndimor, pasi diktatori kriminel Hoxha e zhduku fizikisht, jo vetëm gjithë të djathtën tradicionale antikomuniste dhe elitën intelektuale patriotike, por vrau e burgosi edhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë, nga dyshimi se “mendonin ndryshe” nga ai.
        Por është e marrëzishme që ti fajësosh njëlloj për krimet e diktaturës, qoftë edhe gjithë ish antarët e PP. Janë mijra antarë të PP e bile nga më të vjetrit, që diktatori paranoiak i persekutoi njëlloj me antikomunistët.

        1. Mire mire PS osht e keqe etj etj…. Krimet e diktarures jane te tmershme… etj etj.

          A u formu PDja nga Berisha (sekretar PPSH), Hajdari (student juridiku), Imami, Pashko… (pinjolle nomeklature?)
          Sipas vete diskutimit tat, PD’s i bje me qene pjelle e nomeklatures? Apo jo?

          Mua kur shikoj mbrapa, keshtu me del llogaria.
          Ligji dhe shteti i se drejtes u shkaterua.
          Prona u vodhen dhe NUK u kthyehen tek i zoti. U miratua 7501.
          Feja predikohet nga greke dhe hoxhallare shkretetirash.
          Familja dhe kohezioni social u shkateruan.

  9. KJO REFOR ESHTE SHUME ME E RREZIKIKSHME SE CDO GJE TJETER NE KETA 80 VITE SHITET SI ARRITJA KRYESORE QE PAS KESAJ SHQIPTARET DO TE HANE ME HANE ME LUGE FORIRI POR NE FAKTE ESHTE E KUNDERTA PAS KESAJ SHQIPTARET DO FUTEN NE RRJESHTE PER TE MARRE SUP ME PRAS SE SDO KENE GJE TJETER SHE SDO MUNDIN TE BEJNE GJE PREJ GJEJE PERVEC NJE GRUP KRIMINELESH,HADUTESH,IMORALESH,DROGAXHINJESH, QE DO KONTROLLOJNE CDO CEP TE SHQIPERIS E NJETA GJE U SHIT SI SUKSES DHE ME LAZARATIN DHE PAS 6 MUAJSH U KTHYE E GJITHE SHQIPERIA LAZARAT NGA SUKSESI NE MASHTRIM TOTAL QE SHQIPERIA PO VAZHDON TA PAGUAJ SHTRENJET SUKSESIN E LAZARATIT KETA TJETER GJE THON TJETER BEJNE KJO ESHTE RRUGA E TYRE QE NGE ENGELESI,MAKSI ,LENINI,STALINI,ENVERI, XHORXH SORASI,EDI,FARIQJA,MARIQCJA, ETE GJITHE NEOKOMUNISTET E RI………………………….”SUKSES”REFORMA NE DREJTESI SI LAZARATI QE SHQIPNIA U KTHYE NE LAZARAT ………….

  10. Mir qe po e shesin o Ando, po kush blen? mesiguri delet socialiste qe punojne ne shtet HeHe!

  11. z.Bushati me vjen keq qe ta them por ky eshte nje nga shkrimet e tua me te dobta . Deri para dy tre javesh ky shkrim edhe mund te ishte quajtur shkrim i mire por sot nuk ka asnje kuptim . Deri dje ne e dinim se e gjithe kjo “mesa in scena”, dmth vetingu, ishte produkt i amerikaneve por i gjati ine na deklaroi me ze dhe figure se qenka fryt i mendjes se tij dhe per kete i ishte lutur Merkelit disa here . Dhe si çdo niseme e bere nga i gjati ine mbrapa fshihet nje mega vjedhje , nje mega korrupsion , nje mega skandal . Te dyshosh edhe sot ne sinqeritetin e te gjatit tone eshe naivizem i theksuar z.Bushati . Te dyshosh ne nje njeri qe per Zot ka parane dhe pushtetin eshte verberi totale . Ku ve dore i gjati ine e ze tartakuti , çfare prek me dore i gjati ine shkrumbohet menjehere .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *