• |
ide | kryesore

Sulmohet barbarisht vetura e Arlind Qorit

-Instant, Të fundit



Shtohen rastet e sulmeve ndaj personazheve publkkë dhe kririkëve të stablishmentit. Pas makinës së Fatos Lubonjës radhën e ka pasur ajo Arlind Qori që është sulmuar mbrëmë.

Lajmin Qori e ka  postuar vetë në Facebook, ku ka botuar edhe një foto të makinës së tij, xhami i përparmë i së cilës duket krejtësisht i copëtuar.

Ai theksoi se ka marrë shumë kërcënime që kur ka mbështetur minatorët e Bulqizës. “Mbrëmë vura re se më kishin thyer xhamin e makinës “luksoze”. Shpresoj shumë të jetë rastësi e ndonjë kalamaje të lagjes, ndonëse mendja më shkon më kollaj te llumi shoqëror dhe politik i Tiranës” ka theksuar Qori Organizata politike e së cilit është shquar për mbrojtjen e minatorëve, naftëtarëve dhe studentëve.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Shtohen rastet e sulmeve ndaj personazheve publkkë dhe kririkëve të stablishmentit

    Ore te pire jeni ju qe punoni ketu te lapsi

  2. Lapsi nje komentet kam per kete lajm: mje sulmmr i shmtruat ujqruar nga eri rnama dhe klcka e tij ne pushtret.
    Potht erdi rama.

  3. E provoi me rrena në Bulqizë, mori në qafë ca njerëz…dhe tani shpik situata ngaqë nuk e ndjek njeri….

  4. kij kujdes arlind se me shume se llumi politik mund te jete mafja e kromit qe ti po i bezdis ca si shume me keto mbeshtetjet qe u ben minatoreve.

  5. Jo çdo “opozitë” mund të vlerësohet si konntribut në demokratizimin e Shqipërisë.
    Ata që shkojnë akoma me idetë marksiste të “diktaturës së proletariatit”, nuk sjellin progresin demokratik por rikthimin në të kaluarën e errët enveriste.
    Demagogjia komuniste e arsimit e shëndetësisë falas , është një mashtrim edhe më i madh se abuzimet korruptive të qeverisë Rama.
    Në asnjë vend edhe me nivelet më të larta ekonomike të botës nuk ka arsim e shëndetësi falas, pasi është sistemi i taksave e i sigurimeve shoqërore e shëndetësore ato që i mbulojnë shpenzimet e tilla publike..
    Komunistët vazhdojnë të abuzojnë me propogandën e kohës së Enverit se atëhere arsimi e shëndetësia ishin falas.
    Paga e atëhershme mesatare ishte njëzet herë më e vogël se produkti i punës, pra jo vetëm që kishte taksa shumë të larta të fshehura, por ato para të grabitura fshehurazi, përdoreshin për të ndërtuar bunkerë e për të bërë në botë propgandë marksiste-leniniste.
    Është tjetër gjë që të demaskosh korrupsionin e lidhjen me krimin të qeverisë aktuale socialiste, e krejt tjetër të sulmosh sistemin demokratik kapitalist me shtet ligjor e konkurencë të lirë e të nderëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *