• |
ide | kryesore

“Të lutem bëj që Liverpool të humbasë” letra prekëse e tifozit të vogël të United merr përgjigje nga Klopp

Sport



Jurgen Klopp konfirmohet një mjeshtër në mardhëniet njerëzore, përvec se në fushë. Tekniku i Liverpool ka marrë një letër nga një tifoz i vogël i Manchester United, Daragh Curley, që ankohej sepse Reds po fitonin shumë ndeshje: “Të lutem, bëj që të humbasë skuadra jote”, lexohet në letrën e vogëlushit 10 vjecar. Klopp është përgjigjur si një zotëri i vërtetë: “Më vjen keq, por nuk mundemtë ta plotësoj dëshirën. Puna ime është të bëj gjithcka mundem që të fitojë Liverpool”, i ka shkruar. “Ke një pasion të madh e Manchester United është me fat që të ka si tifoz – ishin fjalët e zgjedhur nga gjermani për të mbyllur kërkesën delikate – Shpresoj që të mos mërzitesh shumë nëse fitojmë ndeshjet e tjera dhe të ngremë trofe të tjerë. Klubet tona janë rivale, por kanë shumë respekt recisprok. Ky është futbolli për mua”.

LETRA E DARAGH
“I dashur Jurgen Klopp, quhem Daragh e jam 10 vjec. Jam tifoz i Manchester United e për këtë arsye po të shkruaj që të ankohem. Liverpool po fiton shumë ndeshje: nëse fitoni edhe nëntë, do të vendosni rekordin e pathyeshmërisë në futbollin anglez. Duke qenë një tifoz i United, për mua është shumë e trishtë. Kështu që herën tjetër që Liverpool do të luajë, të lutem, bëj që të humbasë. Duhet ti lini të tjerët të shënojnë. Shpresoj që të të kem bindur të mos fitoni kampionatin dhe asnjë ndeshje tjetër, kurrë më”.

PËRGJIGJA E KLOPP
“I dashur Daragh, para së gjithash dua të të falenderoj që më shkrove. E di që nuk më ke dërguar urime, fat apo dicka të tillë, por për mua është gjithnjë bukur të komunikoj me një tifoz të vogël futbolli. Për fat të keq këtë herë nuk mund ta plotësoj kërkesën tënde, jo për zgjedhjen time. Ti mund të dëshirosh që Liverpool të humbasë, por puna ime është të bëj që Liverpool të fitojë. Ka miliona tifozë në të gjithë botën që duan që kjo të ndodhë e nuk dua ti zhgënjej. Përfatin tënd kemi humbur ndeshje në të shkuarën e do të humbasim në të ardhmen. Kur je 10 vjec mendon që gjërat do të mbeten gjithnjë si në këtë moment, por unë që jam 52 mund të të them se nuk është asnjëherë kështu. Duke e lexuar letrën tënde, mund të të them se ajo që nuk do ndryshojë kurrë është pasioni yt për futbollin e për skuadrën tënde. Manchester United është me fat që ka një tifoz si ty. E pavarësisht se skuadrat tona janë rivale të mëdha, kemi edhe një respekt po aq të madh për njëri tjetrin. E për mua, futbolli është ky”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *