• |
ide | kryesore

“Timon i lëvizshëm”, Mercedes revolucionarizon F1: gjithcka në rregull për FIA-n

Sport



Gjatë ditës së dytë të testimeve është vënë re një lëvizje e çuditshme mbi timonin e Mercedesit të Hamiltonit: shkon përpara dhe prapa në përshpejtim dhe në frenim. Nuk është parë kurrë më parë një lëvizje e tillë, por Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, FIA, e konsideron të rregullt, edhe pse kërkon të forcojë sigurinë e pilotëve.

Diçka shumë kurioze ka ndodhur gjatë ditës së dytë të testimeve të Formula 1 në Barcelonë. Argumenti është Mercedesi, ose më mirë timoni i W11 të Lewis Hamilton që, sikurse është përgjuar nga telekamerat në pistë, kryen një lëvizje të dukshme, përpara dhe prapa, si në fazën e përshpejtimit, ashtu në frenim. Por për çfarë bëhet fjalë? Për një anomali apo për një të re të shkëlqyer nga skuadra gjermane? Me kalimin e orëve ndonjë përgjigje ka ardhur, por ka ende shumë për të qartësuar.

Drejtori teknik i skuderisë gjermane është përgjigjur mbi disa pyetje për sistemin e ri të “timonit të lëvizshëm” të Mercedes: “Është një sistem i ri drejtimi, por nuk jam duke shpjeguar avantazhet. Ne kishim folur tashmë me Federatën Botërore të Automobilizmit (FIA)”. Në fakt, kjo mund të jetë vetëm një nga inovacionet e testuara nga Mercedes, që natyrisht kërkonte aprovimin e Federatës.

Qartësi nga skuadra nuk ka pasur për momentin mbi funksionet reale të ‘timonit të lëvizshëm’ dhe janë duke u ngritur hipoteza të ndryshme. Nisur nga kjo, në fakt, është hapur menjëherë një cështje mbi hipotezën e parregullsisë: Federata ka hetuar dhe ka marrë në konsidertë rregullimin e sistemit, por kërkon të verifikojë sigurinë e pilotit me timonin që lëviz. Konfirmohet rregullsia, por, jemi përballë një skuadre, Mercedes, që vazhdon të bëjë historinë e Formula 1 me një tjetër goditje gjeniale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *