• |
ide | kryesore

Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, sa vite burg kërkohen për ish-kryebashkiakun Frrokajn

Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Lezhës ka dhënë sot pretencën për 19 personat e vënën nën akuzë për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun, në Shëngjin.

Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për grupin e të pandehurve. Për ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, është kërkuar dënimi me 3 vite burg, ndërsa për ish-nënkryetarin Enver Hafizi, 2 vite burg.

Ndërkohë, për ish-kryetarin e Qarkut, Gjok Ndoka, Akuza ka kërkuar 4 vite burg. Gjithashtu, Prokuroria ka kërkuar të asgjësohen praktikat e regjistrimit të pasurisë, që është tjetërsuar.



3 Comments

  1. Na mbyten Frrokajt – Mark Frrroku, Fran Frrrokaj dhe mbreme, si zombie i ringjallur per gjak, Frrrok Çupi!!!

  2. Bene miliarda leke pasuri dhe denim 3vite burg, e ja hedhin si Sajmir tahiri me sherbim ndaj komunetit…. TALLJE e drejtesise…

  3. Po ky bashkiaku ishte i pd,por lulushi thote qe ne i kemi te paster kryebashkiaket,shko tani ha peas ne burg o kryebashkiaku i lulzimes dhe palokes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *