• |
ide | kryesore

U përplas nga makina dhe u la në rrugë, ndërron jetë në spital 40-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar aksin rrugor Fushë Krujë-Milot ku si pasojë ka mbetur mbeti i plgaosur një person.

Mësohet se i plagosur ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në orët e para të ditës së sotme si pasojë e plagëve të rënda që kishte marrë. Viktima është Agustin Marku 40 vjeç.

Drejtuesi i makinës tip ‘Opel’ me targa SH 25 97 E dyshohet sipas policisë që të ketë qenë dhe shkaktari i aksidentit.

Ai ka përplasur motorin me të cilin po udhëtonte 40-vjeçari dhe më pas një makinë tip ‘Benz’ e ka përplasur nga pas ‘Opeli’-n.

Vetë drejtuesi i ‘Opelit’ ka deklaruar se nuk e pa motorin, dhe nuk e ka kuptuar se si ka ndodhur ngjarja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *