• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni super-golin e Bathës: Kukësi me 10 lojtarë përmbyset nga Tirana

Sport, Video



Minuta të fundi dramatike në Air Albania, në sfidën mes Kukësit e Tiranës. Avantazhit të Bluve me autogolin e Vangjelit i është përgjigjur Batha me një goditje dënimi fantastike, që shtang Xhikën mes shtyllave. 1-1 në sfidën titull, por sikur të mos mjaftojë 6 minutat e fundit plus shtesën Kukësi duhet ti luajë me një lojtrar më pak, pas kartonit të dytë të verdhë të Teqjas.

Vetëm tre minuta rezistojnë lojtarët e Duros në inferioritet, sepse në të 88 Torassa përmbys shifrat me golin e dytë për bardheblutë. Argjentinasi ndjek mirë aksionin dhe pas filtrit të Ngo’o, shënon nga fare pranë me portën të boshatisur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *