• |
ide | kryesore

Vjosa Osmani sqaron lajmin e rremë për njohjen e Kosovës nga Xhamajka

Lajme, Të fundit



Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në një deklaratë për shtyp ka sqaruar lajmin e rremë për njohjen e Xhamajkës duke shtuar edhe opsionin se ajo mund ta ketë njohur Kosovën por më pas mund të ketë ndërhyrë një shtet që është kundër Kosovës.

Por Osmani thotë se duhet një sqarim i plotë nga Ministria e Jashtme e Kosovës por ajo e shtroi këtë opsion pasi tha se është marrë vetë me çështjet e njohjeve.

”Jemi duke pritur një vlerësim zyrtar nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me atë se çfarë ka ndodhur mbrëmë. Si Kuvend i Kosovës jemi bazuar në informatën zyrtare dhe tani për tani duhet të jemi të kujdesshëm në deklaratat tona deri në momentin e sqarimit përfundimtar të situatës.

Si person që jam marr me çështjen e njohjeve ju siguroj që ndonjëherë përkundër që vjen informata në ndërkohë për shkak të ndërhyrjeve të shteteve që janë kundër Republikës së Kosovës situata ndryshon. Por nuk dua të jap ndonjë deklaratë pa marrë një informatë zyrtare nga Ministria e Punëve te Jashtme dhe pa marrë një sqarim përfundimtar se çfarë ka ndodhur”- tha Osmani .

Ditën e djeshme ishte ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila lajmëroi se Xhamajka kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur. Por më pas ishte ministrja e jashtme e Xhamjkës e cila përgënjeshtroi lajmin .



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *