• |
ide | kryesore

Vrasja e rreperit Pop Smoke, ndryshon pista e hetimeve

Paparazzi, Slider



Vrasja e reperit, Pop Smoke po hetohet si një atentat i lidhur me bandat kriminale.

Ngjarja e rëndë fillimisht u mendua se kishte të bënte me një përpjekje të shkuar keq për të grabitur shtëpinë e tij, sepse ndodhi pak orë pasi Pop Smoke kishte postuar në rrjetet sociale disa foto dhe video ku tregonte sende të çmuara. Madje në një video ai tregonte edhe adresën e saktë të banesës së tij. Por sipas mediave amerikane, autoritetet tani mendojnë se bëhet fjalë për një vrasje të mirëmenduar.

Kamerat e sigurisë tregojnë se banesës, me vlerë 2,5 milionë dollarë, i afrohen katër persona, ndërsa njëri prej tyre kalon në pjesën e pasme, ku nuk kishte kamera, dhe futet në banesë prej nga më pas dëgjohen edhe të shtënat. Pak sekonda më pas, i dyshuari, që mendohet se është edhe autori i vrasjes, shihet teksa del nga dera e përparme, por nuk ka asgjë në duar.

Reperi, i cili e identifikonte veten si pjesëtar të bandës famëkeqe “Crips” , mbeti i vdekur dy ditë më parë në shtëpinë e tij në “Hollywood Hills” në Los Anxhelos.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *