• |
ide | kryesore

Vrau vëllain e tij 6 vjet më parë dhe e deklaruan të vetëvarur, arrestohet në Han të Hotit 38-vjeçari

Arkiva, Lajme, Të fundit
gjykates



Policia kufitare ka ndaluar në Han të Hotit një 38-vjeçar të shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të tij.

Është ndaluar personi i shpallur në kërkim, shtetasi Mhill Shytani, 38 vjeç, banues në Shkodër.

Më datë 17.02.2020, Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare, e kryer në bashkëpunim”, pasi në përfundim të hetimeve të bëra dhe në bazë të provave ligjore të siguruara, dyshohet se më datë 23.04.2014 ka vrarë vëllain e tij, shtetasin Kujtim Shytani, i cili në momentet e para është deklaruar nga familjarët si i vetëvarur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *