• |
ide | kryesore

Zbardhen angazhimet e sakta për tërmetin, donacione janë 296 mln euro, ose 26% e totalit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Komisioni Europian ka dhënë informacion lidhur me ndarjen e angazhimit prej 1.15 miliardë euro, që Shqipëria përfitoi si mbështetje për rimëkëmbjen pas tërmetit.

Sipas Komisionit, nga kjo shumë totale, donacione janë reth 296 milionë euro, ndërsa huatë totale arrijnë në 853 milionë euro. 3 .4 milionë euro të tjera janë të ashtuquajtura in-kind (ndihma që jepen direkt në mallra-shtëpi ose shërbime).

Shuma e marrë hua përbën 74% të angazhimit total të përfituar; 25.6% është donacion dhe 0.4% është angazhimi në produkte konkrete.

Huaja

Shtetet anëtare të BE-së, Komisioni Europian dhe Banka Europiane e Investimeve kanë dhënë gjithsej 246 milionë euro, nga të cilat 60 milionë euro është dhënë nga Franca, 86 milionë euro nga Italia dhe 100 milionë euro nga Banka e Zhvillimit të Këshillit të Europës.

Institucionet financiare ndërkombëtare kanë dhënë:

BERZH- 18 mln euro

Banka Europiane e Investimeve-         100 mln euro

Grupi i bankës Botërore             106 mld euro

383 milionë euro janë dhënë nga banka Islamike për Zhvillim.

Donacionet

Komisioni Europian është donatori më i madh (115 mln euro), i ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (70 mln euro), Turqia (44.7), Gjermania (11), Zvicra (9), Suedia (5.7), Italia (5).

Japonia ka preferuar ta japë ndihmën në formën in-kind, në shumën prej 1.9 milionë eurosh.

Bosnja jep njësoj sa Algjeria

Fqinjët janë tregues dorështrënguar.  Me përjashtim të Serbisë (2 mln euro), dhe kroacisë (1 mln euro), Maqedonia ka dhënë 100 mijë euro, Bosnja 50 mijë, Mali i Zi 500 mijë euro.

Shtete të tjera të largëta janë treguar më dorëlëshuar. Algjeria ka dhënë 50 mijë euro, Omani 922 mijë euro, Azerbaxhani ka dhënë 500 mijë euro. Brunei ka dhënë 33 mijë euro.



6 Comments

  1. Ky eshte suksesi i kriminelit salih ne keto 25 vjet,sa me shume kriminal tregohet ky serbo-rus aq me shume miliona do te vine ne shqiperi nga perendimi

  2. Po kerkoja ne liste sasine e dhuruar nga SHBA dhe rezulton “zero” $. Qeverite antishqiptare, ndervite, sa here qe ka ndodhur ndonje uragan apo fatkeqisi natyrore, falin miliona $ per SHBA, per uraganin “Katrina” qeveria shqiptare i dhuroi SHBA, 50 MILION $. Dakort, neve na imponohen qeveri antishqiptare, ne rregull, ne jemi popull xhymer, pavaresisht se shume te varfer dhe te vjedhur deri ne qindarken e fundit por kupa mbushet kur dje ambasadoria amerikane, deklaroi: SHBA DO TE NGREJ AKADEMINE E MORNITORIMIT TE ADMINISTRIMIT TE FONDEVE TE TERMETIT. Ketu nuk mban me uje pilafi, cfare do te mornitoroje SHBA, parate qe ne kemi marre borxh me fajde? Pse nuk ka besim SHBA tek kjo qeveri dhe kryeminister qe kane ardhur ne pushtet me vota te vjedhura, me ndihmen e SHBA? Pse mendon SHBA se hajdutet e saj, ne pushtet ne Shqiperi, kane nevoje qe te trajnohen me tej per hajni?
    Faleminderit SHBA, per drogen, krimin, korrupsionin, PPP, shkaterimin total dhe zbrazjen e ketij vendi, faleminderit edhe per Edi Ramen e banden e tij por Akademine per Trajnimin e Hajduteve, mbaje per vete se hajdutet e mbeshtetur nga ti, jane akademike te nivel nderkombetar dhe nuk keni se c’i mesoni me shume!

  3. ZAGARET -GAZETAR TE TREDHUR NGA EDI RAMA ,THONE 1.15MILJARD EURO ,POR NE FAKT 80%Jan BORGJ DHE KETO NE DO TI PAGUAJM, GJYSMEN E KETYRE CASH DO TI VJEDH EDI RAMA ME ORGANIZATEN E TIJ .

  4. Ore edhe grantet jane nje pjese e mire ne natyre. Pra shtepi dhe jo para. Psh emirat kane dhene kontribut per 2000 banesa qe jane vleresuar 70milion € dhe jo anasjelltas. Te pakten keshtu thuhet. Kjo dmth qe ne natyre shtohet dhe zbritet granti ne vlere. Nqs eshte ky informacion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *